• |
ide | kryesore

Skandali, Bild akuzon: “Rusia ka përdorur stimulues”

Rusi 2018, Sport



Prestigjozia gjermane Bild ka publikuar një histori në të cilën lojtarët e përfaqësueses ruse janë akuzuar se kanë përdorur substanca që i afrohen dopingut për të përmirësuar kondicionin e tyre fizik, gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës Russia 2018. Sipas publikimit të medias gjermane, futbollistët rus kanë thithur amoniak në ndeshjen kundër Kroacisë për të patur surprioritet fizik në krahasim me kundërshtarin. Në të njëjtën kohë, gazetarët pranojnë se amoniaku nuk përfshihet në listën e ndaluar të preparateve, por, sipas një eksperti, kjo substancë prodhon një efekt të ngjashëm. Si provë e versionit të tij, Bild ka postuar në Tëitter një foto të mbrojtësit të kombëtares ruse Ilya Kutepov, që thith dicka para se të futet në fushë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *