• |
ide | kryesore

VIDEO/ Misteri pse Rama mori me vete Gjiknurin në betimin e Erdogan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ceremonia e betimit të Rexhep Taip Erdogan si President i Turqisë u bojkotua nga pjesa më e rëndësishme e liderëve perëndimorë. Aty morën pjesë vetëm krerë të vendeve të lindjes si kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev, përfaqësues të ish-republikave sovjetike, Ballkanit Perëndimor dhe vendeve arabe me shumicë myslimane. Nuk mungoi kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajo që ra fillimisht në sy ishte udhëtimi i kryeministrit shqiptar me një avion çarter të një kompanisë të vogël turke “Sarp Air” të profilizuar në shërbime transporti dhe që ka në pronësi të saj vetëm një avion çarter dhe një helikopter.

Nëse i hedh një sy faqes së saj në internet sheh se gjysma e saj është “nën rikonstruksion” dhe se ka pak të dhëna për pronarët e saj. Nuk dihet kush e pagoi këtë udhëtim të kryeministrit që mesa duket e ka marrë falas nga Stambolli apo Ankaraja.

Një tjetër detaj interesant është se kryeministri Rama ka marrë me vete ministrin e Transportit dhe Energjisë, Damian Gjinuri. Pyetja që ngrihet është se për cilën arsye kreu i qeverisë merr me vete një ministër në një ceremoni kortezie ku të pranishëm do të kishte vetëm krerë shtetesh.

Gjiknuri është akuzuar nga opozita për mënyrën se si iu dha një kompanie turke koncesioni i aeroportit të Vlorës. Për opozitën që votoi kundër këtij koncesioni ka pasur mungesë transparence, ndërkohë që Parlamentit i është kërkuar vetëm autorizimi për negocimin e kontratës. Sipas deputetëve të Partisë Demokratike ky koncesion shkon deri në cenimin e Kushtetutës së vendit dhe prekje të interesave kombëtare.

“Biznesi” i Ramës me Turqinë nuk është kufizuar me kaq. Një tjetër kompani turke do të mbështesë krijimin e të parës kompani ajrore shqiptare. Edhe në këtë rast ka pasur vend për akuza nga opozita për shkak të mungesës së transparencës. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Rama pordhi sot ne oren 15h35min. Pse pordhi Rama ne ate ore ?
    Do te kete dicka kompromentuese ne kete gjest.

  2. rama i lepin bythen erdogan kurse gjiknuri pa..en.ja pse.vetem medcedev e ca taleban dhe dihet qelbet e enverit thaqi rama oshin tek qenef bashbakan erdomut.

  3. Per te levizur parat, per te fshehur mareveshjet e fshehta koncensionare me TURQINE, e per te vazhduar bisedat per naften me K[RUS, pra i duhet GJIKNURI si mjeshter e akrobat traktatesh, e qe RAMA i ka besuar levrimet e parave te pista ketij mafiozi. RAMA po na behet aktor me shume maska, por efektetqe vendi te ece jane zero. Ne keto levizje, e takime te fshehta te tyre, nuk ka transparence, e as do kete, sepse keshtu eshte ngritur kjo qeveri. Shikoni ne numurin e madh te vizitave, e levizjeve te RAMES e shokeve te tije qe kane bere, sa kane kushtuar, por c;fare te mirash kane sjelle per popullin? ASGJE,,per qejfet, e politikat e tyre po.

  4. Damllanin-e mori qe te firmose per aerportin e -Akernise-Vlore atje ku u ngrit avioni i droges neqofte se ju kujtohet dhe per te bere allishverishet e krijimit te nje kompanie gjoja te perbashket -turko -shqiptare -po me dministrusa -edvinet -damllanet dhe e gjithe shpura e drogaxhinjve.

  5. Damllanin-e mori qe te firmose per aerportin e -Akernise-Vlore atje ku u ngrit avioni i droges neqofte se ju kujtohet dhe per te bere allishverishet e krijimit te nje kompanie gjoja te perbashket -turko -shqiptare -po me a dministrusa -edvinet -damllanet dhe e gjithe shpura e drogaxhinjve.

  6. Pa shikoni basketet e psiko-maniakut,syndrom,truri i pa zhvilluar,atlete te bardha ne ceremoni urimi te kokes se kriminelit islamik,erdogan.
    te gjithe presidenta e kryeministra te evropes dhe amrika qe akuzojn erdoganin,dhe perkrahjen e tij financiare e furnizuse me arme per organizaten islamikevterroriste al nusra al kaeda ne siri e irak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *