• |
ide | kryesore

Votimi i manipuluar për teatrin? Si po mbrohet mazhoranca

Lajme, Të fundit



Në një kohë kur opozita ka bojkotuar seancën e sotme plenare, ndërsa përfaqësohen nga dy krerët e grupeve parlamentare, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, këta dy të fundit kërkojnë rivotim të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij Vasili tha se vota e deputetit të LSI-së Vangjel Tavo është manipuluar, të njëjtin qëndrim që mbajti edhe Spaho.

Taulant Balla më pas dha versionin e tij për votën e Tavos.

“Zoti kryetar kjo seancë, ku cituat kërkesën që kemi bërë, është kërkesë e cila qartëson sallën e Kuvendit tashmë çdo standard ka rënë. Ne kemi depozituar dy ditë më parë edhe më shumë, ndaj është koha e nevojshme. Nuk mundet që parlamenti të funksionojë. Vota u tjetërsua në mënyrën më të keqe. Për ne është e papranueshme dhe të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë. Mos të vazhdojmë më sëbashku deri sa kjo situatë të sqarohet”, tha Vasili.

Ndërkohë, Spaho tha se opozita përveçse po privohet nga fjala e saj në Kuvend, po i merren edhe votat.

“Edhe unë dëshiroj të mbështes mendimin e zotit Vasili. Ditën e enjte u miratua shembja e teatrit. Por më shumë se përmbajtja e ligjit, votimi ka pasur defekt, rezultati është manipuluar. Një nga anëtarët e opozitës rezulton të ketë votuar pro shembjes. Nuk është çudi që në këtë vend të ndodh diçka e tillë. Kërkesa jonë për të anuluar votim in është bërë para dy ditësh, pasi çështja është e rëndësishme. Ne si opozitë nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme, pasi gjendje të tilla në Kuvendin e Shqipërisë po bëhen të zakonshme. Opozita po privohet nga e drejta e fjalës, por vullneti i saj po denatyrohet”, pohoi ai.

Ndërkohë, në kundërsulm u hodh kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Ky i fundit tha se nuk bëhet fjalë për asnjë manipulim me votat. Ai tha se deputeti i pavarur Robert Bitri ishte pajisur me një karton, që ka rezultuar të jetë i Tavos.

“Nga ana e PS nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër. Sikurse për transparencë të opinionit publik, deputetit të pavarur në vendin që ai voton, i është dhënë një kartë. Kamerat e Kuvendit ta hetojnë. Nëse LSI ka detyrim për të bojkotuar, s’ka të bëjë me votimin. E drejta e Bitrit nuk mund ti hiqet për të votuar. Çfarë dhe kush fshihet pas këtij skenari për të prishur votimin e ditës së enjte, këtë e kuptojnë të gjithë”, tha Balla.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Kuvendi zhvillon seancën për Magjistraturën, pse mungon opozita? 



1 Comment

  1. Mbrohet se ashtu ka qene e verteta apo genjen!? Sqaroini idiototet qe keni per rreth se vetem helme dini te servirni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *