• |
ide | kryesore

Vuçiç dhe Merkel bisedojnë për Kosovën

Lajme, Të fundit



Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ai i ka kërkuar asaj që të përshpejtohet ndërtimi i autostradës Nish -Prishtinë. Gjatë bisedës ata kanë diskutuar rreth situatës në rajon dhe krizës së migracionit.

Vuçiç ka theksuar se Zona Rajonale Ekonomike është një projekt me rëndësi vendimtare për të ardhmen e gjithë rajonit pasi do të tërheq më shumë investime dhe do të përshpejtojë rrjedhën e mallrave dhe shërbimeve.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për vazhdimin e dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës ku ka rënë dakord se ruajtja e paqes dhe arritja e një zgjidhjeje kompromisi janë të një rëndësie vendimtare për të dyja palët.

Vuçiç dhe Merkel po ashtu biseduan për krizën e migracionit dhe masat që Serbia ka ndërmarrë për të vazhduar politikën e saj të përgjegjshme rreth kësaj çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *