• |
ide | kryesore

6 në 8 aksidente ndodhin për shkak të telefonit, dhjetëfishohet gjoba nga policia

Lajme, Të fundit



Policia Rrugore i kërkoi zyrtarisht Kuvendit 10-fishimin e vlerës aktuale të gjobës për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit. Sipas analizës së policisë, ky ndryshim i Kodit Rrugor është urgjent në kushtet kur ky fenomen po merr jetë njerëzish.

“Nëse do na lejoni ta bëjmë edhe për celularin pasi aktualisht është një masë qesharake e mbetur si dispozitë që në vitin 1992. Është krejtësisht e papajtueshme me realitetin. Në 8 aksidente 6 ndodhin për shkak të celularit. Kini parasysh nëse rripi sigurimit mbron drejtuesin e mjetit, ndërsa celulari përveç atij që e përdor mund të vrasë edhe të tjerë”,- u shpreh Mitat Tola, drejtor i policisë rrugore.

Aktualisht vlera e gjobës për këtë shkelje varion nga 500 lek deri në 1500 lek.

Por në ndryshimet e reja që policia kërkon ti bëhen kodit rrugor, kërkohet që kjo gjobë të kalojë në komision, me vlerë nga 5 mijë deri në 15 mijë lek, e njëjta masë si për mos vendosjen e rripit të sigurimit. Propozimi parashikon edhe një masë tjetër plotësuese.

Në rast se një drejtues mjeti do gjobitet 3 herë brenda një viti për përdorimin e celularit, atij do ti pezullohet patenta nga 1 deri në 3 muaj.

Ndërkohë komisioni sigurisë kombëtare miratoi në parim propozimin e deputetit socialist Pjerin Ndreu sipas të cilit shtetasve të huaj që udhëtojnë në vendin tonë, mos ti pezullohet patenta në rast shkeljeje , me kushtin e pagimit të dyfishit të vlerës maksimale të gjobës.

Por ndryshimet e kodit rrugor kërkojnë 84 vota, ndaj deputetët e mazhorancës u shprehën besim plotë se edhe opozita do t’i mbështesë.



2 Comments

  1. Propozimi im eshte qe ti vrasim, te gjithe keta qe kapin celularin me dore, ti vrasim…Nuk mjafton gjoba astronomike, heqja e patentes, komisione idiotesh ne polici…nuk jane akoma te mjaftueshme…Rama ve kete teveqelin e Bashkise te vazhdojne te mbushin autostraden me gure e te mbjellin peme jashte ligjit nderkohe 300 mije leke ne semafor, burg per nje shishe birre, 50 mije leke per nje rrip (thua se do vriten ata)heqje patente per 10km/h me shume, nderkohe nuk ndershkohet moslidhja e femijeve ne poltronin e pasem apo mbatja e tyre ne kembe perpara …Te nderuar qelbesira, nuk zgjidhen gjerat vetem me gjoba por me sensibilizim, por ju komuniste mbtet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *