• |
ide | kryesore

Agnelli fluturon drejt Kallamatas për CR7

Sport



Është një ditë vendimtare për cështjen e vitit: Mendes dhe Perez në takim në Madrid, ndërsa Cristiano Ronaldo ndodhet ende në Greqi. Pikërisht afër vendit ku po pushon ylli portugez do të mbërrijë presidenti i Juventusit Andrea Agnelli, i cili që nga Pisa ka fluturuar me një avion privat në mëngjes.

Ditët e fundit janë shkëmbyer letrat në tavolinë, por takimi I vërtetë mes tre të interesuarve direkt nuk ka ndodhur ende: Mendes po punon për të zhbllokuar lamtumirën e Cristiano Ronaldos me presidentin e Real Madrid, Juventusi kërkon t’i konfirmojë lojtarit vullnetin për ta patur në radhët e tij për katër vitet e ardhshme.

Agnelli është fotografuar duke hipur në avion nga Pisa: drejtimi Aeroporti ndërkombëtar i Kallamatës, thënë ndryshe disa km larg rezortit ku Cristiano Ronaldo po pushon me familjen e tij që nga java e kaluar, në pritje të lajmeve të mira nga bota bardhezi.

Juventusi mbetet gjithmonë mes ofertës 100 milionë euro dhe një tjetre prej 120-150 me të cilën Perez mund të lërë të lirë klientin e Mendes: lojtarit sic raportohet ditët e fundit do t’i jepeshin 30 milionë euro neto deri më 2022. 9 milionë më shumë krahasuar me pagën që aktualisht merr në Madrid.

Perez vazhdon të pretendojë që ishte Cristiano Ronaldo ai që u prezantua në konferencën e shtypit duke i lajmëruar tifozëve të zhgënjyer lamtumirën e tij ndaj Real Madrid: edhe për këtë motiv Mendes do të flasë me presidentin e Los Blancos për të sqaruar situatën.

Ndërkohë të premten ka patur një bisedë disa minutëshe mes Allegrit dhe Cristiano Ronaldos: trajneri i Juventusit dhe sulmuesi i Real Madridit kanë folur në telefon në pritje për të kuptuar nëse transferimi do të bëhet realitet në ditët që vijnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *