• |
ide | kryesore

Bari, kapet shqiptari me 30 kg heroinë

Lajme, Të fundit



Guardia di Finanza dhe dogana italiane kanë sekuestruar 30 kilogramë heroi në në portin e Barit.

Në pranga ka rënë një i ri shqiptar e një vajzë greke që sapo kishte mbushur moshën madhore.

Të dy mbërritën në Bari bashkë me një makinë ‘Renault Megane Coupe’ në tragetin ‘Superfast’ nga Greqia.

Kontrolli i kryer në bagazhe dhe në makinë solli zbulimin e 56 pakove heroinë të dy llojeve, të errët e të bardhë.

Dy korrierët e rinj u arrestuan me akuzën e trafikut ndërkombëtar dhe dërguan në dy burgje të ndryshëm, ndërkohë që kanë nisur hetimet për gjetjen e dërguesve dhe marrësve të heroinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *