Çifti i prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina e kanë zhvendosur betejën e tyre ligjore me Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, për KPK, KPA apo ONM në gjykatën e Strasburgut.
‘News 24’ mëson se, Gjykata e Strasburgut ka pranuar të marrë në shqyrtim, nëpërmjet procedurës së njoftimit urgjent të autoriteteve shqiptare dhe kalimit në seancë gjyqësore me prioritet, ankimin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina, duke e regjistruar çështjen e tyre me nr. Nr.29943/18 “Gashi dhe Gina kundër Shqipërisë”, dt. 27.06.2018.
Dy prokurorët kanë ankimuar një seri procedurash ligjore, të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përfshirë edhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, si edhe të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Prokurorët Gashi dhe Gina kërkojnë nga Gjykata e Strasburgut që të shqyrtojë shkeljet e parashikuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, të kryera nga KPK, KPA dhe Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, duke vendosur rrëzimin e kërkesës për pezullimin e tyre nga detyra, si edhe të konstatojë shkeljet proceduriale gjatë procesit të rivlerësimit.
Pas konfirmimit se çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Strasburgut, prokurorja Rovena Gashi kërkoi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të Martën, dt. 10.07.2018, të ndërpresë procedurën e rivlerësimit kalimtar të nisur ndaj saj. Këtë kërkesë e bazon në përcaktimet e neneve 17, 29, 32, 34, 38 dhe 46 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në bazë të të cilave autoritetet e brendshme nuk mund të vijojnë shqyrtimin e çështjes, përsa kohë procedurat paraprake të saj po shqyrtohen nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut deri në vendimin përfundimtar prej saj.
Prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina, në aplikimin e tyre, i kanë argumentuar Gjykatës së Strasburgut se institucionet kanë dështuar që t’i sigurojnë një proces të rregullt ligjor, si gjatë procesit të rivlerësimit, ashtu edhe në procesin penal.
Po dhe ky Strasburgu duket sikur eshte blere nga rama. Vetem kush e mban mire me ramen do fitoje ceshtjet. Se kshu ka dale ne mode tani. Bej gjoja sikur je ne hasem dhe coje ne strasburg se e rregullojme me mik. Kur te kthehesh te pret vila te rolling hills, me demek demokraci dhe drejtesi.
Ne se e kane me te drejte, ta kerkojne qe c;ke mete, pasi ketu s;ka drejtesi, lerini llafet e qeverise, e te kesaj politike. Drejtesia perderisa po drejtohet nga disa ish, e bije komunistesh, si dhe nga servile e te pa afte si zonja Mrike e prokurorise,,,eshte turp qe propogandohet se po vihet drejtesia ne vend, perkundrazi,,,,,drejtesi e diferencuar dhe e pa afte, diskriminuese. Kjo ka qene qellimi i narkomanit kryeminister, qe te zaptoi tere institucionet, e drejtesine e vendit. Ky diktator i fshehur ne gjethen e fikut , i qorruar, i shurdheruarduhet te shporret, qe flama qe po perhap te kufizohet, e gabimet te ndreqen sa ma shpejt.
“Drejtesia perderisa po drejtohet nga disa ish, e bije komunistesh”
“ervile e te pa afte si zonja Mrike e prokurorise”‘
“drejtesi e diferencuar dhe e pa afte, diskriminuese”
” qellimi i narkomanit kryeminister, qe te zaptoi tere institucionet, e drejtesine”
” Ky diktator i fshehur ne gjethen e fikut , i qorruar, i shurdheruarduhet te shporret”
Pse me duket mua ky koment tamam si propagande partiake . Te njejtat shprehje, te njetjat fraza te perseritura cdo minute, cdo dite, ne cdo artikull te ketij portali.
eshte i njejti person qe shkruan me pseudonime te ndryshme.
te vjen per te vjelle kur e lexon. Kujton se po ben ‘opozitarizem’ , por me ato qe shkruan i ben shume keq kauzes opozitare.
Xixe je, deri aty shkon, jo me teper,
PO ju pyes ju qe komentet e mia qennkan demtuese” Jane kontrakditore me opinionin real per qeverine, ,, a jane te verteta si opinion e mendim,,,, aaaaapo nesse XIXA ime ju ka djegur ne BY…e hidhuni perpjete, qe ta mbroni kete qeveri te isheve, e mafiozeve, hajduteve e krimineleve moderne. Nese jeni te kazanit te qelbesirave, mos polemizoni per te drejtat ete tjerevepor rigjenerohuni, e beni perparim ne koncept te mendimit e kerkesave te te tjereve. Behuni me te durueshem o kompania BELLA’..
Shenim’ Jam, e do jem vetem XIXA,, me asnje pseudonim tjeter qe me shtoni ju, okerma komunistesh.
o xixa keta kane qene ne drejtesi, cfare drejtesi kerkojne me miliona euro etj etj kjo zonja ka qene spo e them e kupton vete , ja kane thene te gjithe ne sy. shoqja e ngushte e adriatik llalles.