• |
ide | kryesore

Çifti i prokurorëve çon në Strasburg betejën me Arta Markun

Lajme, Të fundit



Çifti i prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina e kanë zhvendosur betejën e tyre ligjore me Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, për KPK, KPA apo ONM në gjykatën e Strasburgut.

‘News 24’ mëson se, Gjykata e Strasburgut ka pranuar të marrë në shqyrtim, nëpërmjet procedurës së njoftimit urgjent të autoriteteve shqiptare dhe kalimit në seancë gjyqësore me prioritet, ankimin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina, duke e regjistruar çështjen e tyre me nr. Nr.29943/18 “Gashi dhe Gina kundër Shqipërisë”, dt. 27.06.2018.

Dy prokurorët kanë ankimuar një seri procedurash ligjore, të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përfshirë edhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, si edhe të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Prokurorët Gashi dhe Gina kërkojnë nga Gjykata e Strasburgut që të shqyrtojë shkeljet e parashikuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, të kryera nga KPK, KPA dhe Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, duke vendosur rrëzimin e kërkesës për pezullimin e tyre nga detyra, si edhe të konstatojë shkeljet proceduriale gjatë procesit të rivlerësimit.

Pas konfirmimit se çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Strasburgut, prokurorja Rovena Gashi kërkoi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të Martën, dt. 10.07.2018, të ndërpresë procedurën e rivlerësimit kalimtar të nisur ndaj saj. Këtë kërkesë e bazon në përcaktimet e neneve 17, 29, 32, 34, 38 dhe 46 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në bazë të të cilave autoritetet e brendshme nuk mund të vijojnë shqyrtimin e çështjes, përsa kohë procedurat paraprake të saj po shqyrtohen nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut deri në vendimin përfundimtar prej saj.

Prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina, në aplikimin e tyre, i kanë argumentuar Gjykatës së Strasburgut se institucionet kanë dështuar që t’i sigurojnë një proces të rregullt ligjor, si gjatë procesit të rivlerësimit, ashtu edhe në procesin penal.



7 Comments

  1. Po dhe ky Strasburgu duket sikur eshte blere nga rama. Vetem kush e mban mire me ramen do fitoje ceshtjet. Se kshu ka dale ne mode tani. Bej gjoja sikur je ne hasem dhe coje ne strasburg se e rregullojme me mik. Kur te kthehesh te pret vila te rolling hills, me demek demokraci dhe drejtesi.

  2. Ne se e kane me te drejte, ta kerkojne qe c;ke mete, pasi ketu s;ka drejtesi, lerini llafet e qeverise, e te kesaj politike. Drejtesia perderisa po drejtohet nga disa ish, e bije komunistesh, si dhe nga servile e te pa afte si zonja Mrike e prokurorise,,,eshte turp qe propogandohet se po vihet drejtesia ne vend, perkundrazi,,,,,drejtesi e diferencuar dhe e pa afte, diskriminuese. Kjo ka qene qellimi i narkomanit kryeminister, qe te zaptoi tere institucionet, e drejtesine e vendit. Ky diktator i fshehur ne gjethen e fikut , i qorruar, i shurdheruarduhet te shporret, qe flama qe po perhap te kufizohet, e gabimet te ndreqen sa ma shpejt.

    1. “Drejtesia perderisa po drejtohet nga disa ish, e bije komunistesh”
      “ervile e te pa afte si zonja Mrike e prokurorise”‘
      “drejtesi e diferencuar dhe e pa afte, diskriminuese”
      ” qellimi i narkomanit kryeminister, qe te zaptoi tere institucionet, e drejtesine”
      ” Ky diktator i fshehur ne gjethen e fikut , i qorruar, i shurdheruarduhet te shporret”

      Pse me duket mua ky koment tamam si propagande partiake . Te njejtat shprehje, te njetjat fraza te perseritura cdo minute, cdo dite, ne cdo artikull te ketij portali.

      eshte i njejti person qe shkruan me pseudonime te ndryshme.

      te vjen per te vjelle kur e lexon. Kujton se po ben ‘opozitarizem’ , por me ato qe shkruan i ben shume keq kauzes opozitare.

  3. PO ju pyes ju qe komentet e mia qennkan demtuese” Jane kontrakditore me opinionin real per qeverine, ,, a jane te verteta si opinion e mendim,,,, aaaaapo nesse XIXA ime ju ka djegur ne BY…e hidhuni perpjete, qe ta mbroni kete qeveri te isheve, e mafiozeve, hajduteve e krimineleve moderne. Nese jeni te kazanit te qelbesirave, mos polemizoni per te drejtat ete tjerevepor rigjenerohuni, e beni perparim ne koncept te mendimit e kerkesave te te tjereve. Behuni me te durueshem o kompania BELLA’..

  4. o xixa keta kane qene ne drejtesi, cfare drejtesi kerkojne me miliona euro etj etj kjo zonja ka qene spo e them e kupton vete , ja kane thene te gjithe ne sy. shoqja e ngushte e adriatik llalles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *