• |
ide | kryesore

Dëshmia: Treni u nda në dysh, 100 vetë dolën të tmerruar

Lajme, Të fundit



Treni i linjës Elbasan-Durrës ka dalë nga shinat mëngjesin e sotëm. Ngjarja është shënuar në stacionin e Rrogozhinës, duke krijuar panik te dhjetëra qytetarë.
Një qytetar që ndodhej në stacion ka rrëfyer panikun e turistëve në një lidhje telefonike për Report Tv. Ai tha se mjeti është ndarë në dy pjesë, ndërsa në të ndodheshin mbi 100 persona, ku shumica ishin turistë.

“Ndodhesha rastësisht në stacion. Treni gati është ndarë në dy pjesë. Treni kishte mbi 100 persona, me dhjetëra turistë. Të gjithë të tmerruar zbritën nga treni. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar. Pritet të vijnë vinxhat nga Durrësi dhe ta ngrenë, se është ndarë në dy pjesë” tregoi dëshmitari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *