• |
ide | kryesore

DSIK: Gjyqtari Thanza kontakte me persona të krimit të organizuar

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur të Kualifikimit ka nisur kete paradite seancen per gjyqtarin Admir Thanza. Gjyqtari eshte i pranishem ne salle, se bashku me avokatin e tij, Theodhori Sollaku. Ai zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 50.5 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat kryesore rrjedhin nga aktiviteti i bashkëshortes si notere.

Relatori Hamitaj: Per pasurine, ILDKPKI ka derguar raport qe thote se deklarimi nuk eshte i sakte, nuk ka burime te ligjshme, ka kryer fshehje te pasurise dhe deklarim te rreme.

KPK kreu hetim administrativ dhe Thanza rezulton se ka nje apartament banimi 136 m katrore ne Shkoder me cmim 1.2 mln leke. Kjo pasuri eshte deklaruar me pronesi 25 perqind. Ne deklaraten e vitit 2003 ka nje anormali pasi ka dy faqe te njejta, ku te njeri prej tyre konstatohen ndryshime. Gjyqtari ka shtuar krahas vleres 1.2 mln leke te blerjes edhe 1.8 mln leke rikonstruksion plus garazh. Gjithashtu si burim te ardhurash per blerjen e ketij apartamenti jane deklaruar shitjet e dy apartamenteve te tjera ne Shkoder. Por vlerat e shitjeve te ketyte apartamenteve 3 mln leke nuk perputhen me vleren e blerjes se apartamentit 136 m katrore. Edhe vlera e deklaruar prej 1.2 mln lekesh per blerjen e apartamentit nuk eshte reale, nuk perputhet me cmimet e tregut te apartamenteve ne Shkoder ne vitin 2000. Gjithashtu shtepia eshte blere ne prill 2000, ndersa dy apartamentet jane shitur ne nentor 2000.

Lidhur me pasurine dy apartamente 113 m katrore ne Tirane, te Komuna e Parisit, bashkeshortja e gjyqtarit e ka deklaruar si te veten me vlere 4 mln leke. Ne kontrate te shitblerjes rezulton si e blere per 1.9 mln leke, vlere kjo qe nuk perputhet me cmimet e tregut ne kryeqytet.

Ne lidhje me nje apartament duplex ne Lalez te Durresit, blere nga Thanza ne 2012, kjo banese eshte pershkruar ne deklarimin e 2012 me siperfaqe 99.5 metra katrore, ne veting eshte deklaruar me sip 38.8 m katrore. Rezulton se ka mosperputhje mbi siperfaqen e prones ne fjale mes deklarateve dhe kontrates se shitjes.

Ne lidhje me nje garazh me sip 23.4 m katrore te Komuna e Parisit blere nga gruaja e gjyqtarit per 400 mije leke, e deklaruar vetem ne veting, rezulton se ajo s’eshte deklaruar ne deklaraten e vitit 2007 apo edhe me pas ne ILDKPKI. Subjekti ka deklaruar se ka harruar ta deklaroje garazhin.

Sipas KPK, Thanza ka burim te pamjaftueshem per te mbuluar shpenzimet qe ka bere nder vite. Ato dalin me bilanc negativ ne raport shpenzime dhe te ardhura.

2003 -600 mije leke te reja

2004 -300 mije leke

2005 – 800 mije leke

2008 – 890 mije leke

2009 – 2 mln leke

Nga keto vite, ne total del 2.7 mln leke minus kur analizohen shpenzimet dhe te ardhurat.

“Ne lidhje me kontrollin e figures DSIK e ka nxjerre se subjekti nuk ka deklaruar procedim penal per nenet 244 dhe 249 ceshtje e pushuar ne vitin 2016. Ka kontakte te papershtatshme me persona te perfshire ne krimin e organizuar. Ai e ka fshehur kete fakt. DSIK konstaton papershtatshmeri per vazhdimin e detyres. Por KPK e rrezon raportin ne pjesen e kontakteve te papershtatshme si jo te bazuar ne prova.

Në lidhje me aftesite profesionale, zoti Thanza ka patur mangesi ne administrimin e dosjeve, pasi mungonin procesverbalet, datat dhe shume elemente te tjera ne disa dosje te perzgjedhura me short. Inspektorati i KLD ka shprehur vleresim pozitiv pavaresisht ketyre mangesive. Per Thanzen ka edhe 13 denoncime te shqyrtuara dhe kane rezultuar te pabazuara ne prova.

Ne lidhje me etiken profesionale Thanza ka deklaruar se ska marre asnje dhurate nga persona per te cilet ka pas ceshtje, mirepo sipas KPK familja Thanza ka marre me dhurim nje garazh ne Shkoder nga nje shoqeri Curri shpk e cila ka qene ne dy ceshtje ne vitin 2015 dhe 2016 ne gjykaten e larte qe eshte ende ne proces. Ajo ka qene pale edhe ne nje ceshtje ne vitin 2017 ku Thanza ishte relator dhe kjo eshte mbyll me 6 mars 2018. Pra zoti Thanza ka bere deklarime te rreme.

Ne seance u fol edhe per nje hetim ndaj gjyqtarit nga prokuroria e pergjithshme per korrupsion. Ky hetim eshte mbyllur ne 2016.

Nga dokumentet e KPK rezulton se Thanza 18.9.1969 ka qene i denuar nga gjykata e shkalles se pare ne Pisa te italise 1999 me 40 dite burg per vjedhje ne bashkepunim. Vendimi ka marre forme te prere por i eshte pezulluar. Thanza ka qene i areestuar ne flagrance dhe e ka fshehur denimin. Ai ka qene ne sallen e gjyqit kur eshte marre vendimi ndaj tij dhe ka bere deklarim te rreme ne KPK duke e mohuar Z. Thanza pranon se eshte denuar por jo se e ka konsumuar vepren penale.

Avokati i gjyqtarit, Sollaku tha: Lidhur me kontaktet kriminale, behet fjale per nje kontakt me nje person qe ka qene mik shtepie 20 vjet. Ai ishte ne proces penal, fillon ceshtja pa asnje fakt dhe pa asnje prove mbi bashkeshorten e personit qe po hetohej dhe ajo takohet ne Tirane me bashkeshorten e gjyqtarit dhe pasi pine kafe ajo nxjerr portofolin dhe paguan dhe kjo eshte marre si korrupsion. Per kete nisi hetim prokuroria e pergjithshme dhe hetimet u pushuan me pas edhe per mikun e familjes edhe per gjyqtarin.

Avokati: lidhur me gjetjen e ONM per denimin ne Itali ne s’po japim shpjegime sot por i kemi dorezuar me shkrim.



4 Comments

  1. Keta jane te gjithe pa perjashtim per ne çengel. Hiqini te gjithe dhe vendosni te spodipllomuarit me mesatare te mire . Asnje te mos jete me shume se 27 vjeç. Ndryshe nje mut te madh po beni . Te gjithe jane deri ne fyt , njeri kalon dhe tjetri jo , ky eshte seleksionizem .

  2. bravo Sollaku(Halabaku) ish prokurori i pergjithshem qe mbron kriminelet, te korruptuarit etj. Sollako mbro dhe Tahirin qe ta kesh per cv. Plere m

  3. theodor sollaku,fatos klosi,anastas janatullos ngjela,hajdaraga,mosiu,jan koka e vagines negjmije qe lind qelbesira si edvini,xhafa,balla e braqe,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *