• |
ide | kryesore

E paimagjinueshme: 16 milionë euro mbajnë Sampaolin në pankinë

Sport



Zhgënjimi në Botëror nuk mjaftoi për ti hequr vendin në krye të kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli. Trajneri i Argjentinës e kaloi rrezikun dhe do të qendrojë në krye të skuadrës, të paktën për momentin: do të udhëheqë U 20 në një turne në Valencia. Një vendim i paimagjinueshëm, në bazë të të cilit duket se janë motivet ekonomike. Përvec faktit se mungon një alternativë e vlefshme, Federata argjentinase nuk dëshiron aspak ti paguajë teknikut të gjithë klauzolën e daljes së parakohshme.

Pavarësisht një fushatë të sikletshme në grupin kualifikues, kalimi në 1/8 e finaleve kundër Francës, edhe pse me humbje, i kanë mjaftuar Sampaolit për të ruajtur pankinën. Claudio Tapia e Daniel Angelici, respektivisht president e zv/president i AFA, kanë zhvilluar një mbledhje ku kanë vendosur që për momentin Sampaolit ti besohet drejtimi i Under 20 të Argjentinës. Pas këtij turneu, do të bëhen vlerësimet e fundit për të ardhmen e teknikut, që qendron në detyrë edhe pse jo përfundimisht. Ndërkohë, nga Kolumbia shtohen zërat për një lamtumirë të Pekerman, që mund të kthehet tek Argjentina me një rol drejtuesi në Federatë e përfaqësuese.
Sampaoli është kapur fort pas kontratës së tij që përfundon në 2022. Një firmë e rëndësishme, që do ta detyronte Federatën, në rast shkarkimit, të paguante 16 milionë euro. Një cmim i lartë, shumë madje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *