• |
ide | kryesore

FIFA nxjerr të pastër Vida, Kroacia përjashton Vukojevic

Rusi 2018, Sport



Edhe pse mes një mijë problemeve, Kroacia vazhdon të ëndërrojë Kupën e Botës. Por përpara se të mendojë për gjysmëfinalen me Anglinë, ballkanasit duhet të driblojnë problemet e brendshme. Pasi përjashtuan nga skuadra, në fazën e grupeve, sulmuesin Nikola Kalinic, në vigjilje të ndeshjes më të rëndësishme të historisë së Kombëtares kroate vjen përjashtimi edhe i Ognjen Vukojevic, njeriu kyc i stafit teknik të trajnerit, Zlatko Dalić.

Federata kroate (HNS) ka njoftuar se Vukojevic është “liruar nga funksionet e tij” e “nuk është më pjesëtar i delegacionit kroat në Botëror “. FIFA pak më parë ka bërë të ditur se e ka gjobitur Vukojevic me shumën e 15.000 dollarëve për sjellje antisportive.

Pas fitores në cerekfinale kundër Rusisë, Vukojevic publikoi një video në Instagram bashkë me mbrojtësin Domagoj Vida, në të cilën thërrisnin “Lavdi Ukrainës!”. Të dy kanë qenë shokë skuadre tek Dinamo Kiev, por video shpërtheu reagimin diplomatik rus, që kërkoi nga FIFA marrjen e masave. Pasi pa pamjet, FIFA vendosi vetëm paralajmërim për Vida, që do të jetë rregullisht në fushë kundër Anglisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *