• |
ide | kryesore

FOTO / Momentet më pikante të ςerekfinaleve të Kupës së Botës 2018

Rusi 2018, Sport



Një Belgjikë në formë, Anglia që ndjek ëndrrën e saj: të gjitha momentet më pikante të ςerekfinaleve të Kupës së Botës 2018

Franca ishte vendi i parë që preu biletën për në gjysmëfinale të “Rusi 2018” pas fitores 2-0 kundër Uruguait, që nuk ishte i kënaqur me sjelljen e Kylian Mbappe në pjesën e dytë.

Përballja mes Bluve dhe Celestes do të mbetet në kujtesë për gafën e Fernando Muslera. Portieri 32 vjeςar ishte fajtor në goditjen e Antoine Griezmann, duke bërë një veprim shumë të ngjashëm me Loris Karius të Liverpool në finale e Ligës së Kampioneve me Real Madrid.

E frymëzuar nga ish-trajneri i Wigan dhe Everton, Roberto Martinez, Belgjika arriti të nxjerrë jashtë kompeticionin skuadrën favorite Brazilin, në një nga ndeshjet e paharrueshme të këtij Botërori.

Një autogol i Fernandino dhe një goditje e befasuese e Kevin De Bruyne bënë të shpërthejë festa mes tifozëve belgë, por sollën lot dhe dëshpërim për ata brazilianë.

Edhe pse nuk shënoi ndaj Brazilit, Romelu Lukaku ishte vendimtar për suksesin e Djajve të Kuq. “Vrasësi” i Manchester United do të mbahet mend gjatë për sprintin e tij të jashtëzakonshëm që solli golin e dytë të belgëve me anë të De Bruyne.

Anglia arriti gjysmëfinalen e saj të tretë në Kupën e Botës pas fitores komode 2-0 ndaj Suedisë në Samara.

U përfol dhe ironizua gjatë kur mori drejtimin e Anglisë, por tashmë Gareth Southgate nuk ka asgjë që nuk shkon për tifozët e “Tre Luanëve”.

Rusia përjetoi hidhërimin e eliminimit në Botëror nga Kroacia, por Denis Cheryshev ia doli t’i dhuronte një kujtim të paharrueshëm tifozëve vendës falë golit spektakolar që realizoi.

Kroatët nuk impresionuan gjatë 120 minutave lojë me skuadrën vendëse, por ekipi i Zlatko Dalic dha një tjetër provë guximi me një tjetër fitore të arritur nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Rusët u dorëzuan kur penalltia e Ivan Rakitic i dha kualifikimin Kroacisë në gjysmëfinale, por djemtë e Stanislav Cherchesov e bën krenar vendin e tyre – pak e prisnin këtë ecuri të skuadrës ruse në Botëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *