• |
ide | kryesore

Kineastët hajdutë, viktima të propagandës fashistoide të Rilindjes

1, Ide



Duke i hedhur një sy si zakonisht mediave që bëjnë propagandën e qeverisë, shikimi më mbeti tek një lajm që trajtonte si hajdutë ordinerë dy nga kineastët që po vazhdojnë betejën për të mos prishur godinën e teatrit, Kastriot Çipi dhe Robert Budina.

Të dy trajtoheshin si keqbërës të rëndomtë, që i kishin vjedhur qendrës kinematografike një sasi prej 8.8 milionë lekësh. Ajo që të binte në sy në të gjitha këto media, ishte fakti se teksti ishte totalisht i njëjtë, madje disa kishin përtuar t’i ndërronin edhe fotografinë, se faksimilet e vendimeve të gjykatës ishin të skanuara nga e njëjta dorë, se ato dukej që ishin shpërndarë me regji qëndrore.

E vetma liri që secila media i kishte lënë vetes, pa u këshilluar më parë për këtë, qe madhësia e gërmës së shkrimit dhe nënvizimi me “bold” ose jo i nëntitujve.

Më bëri përshtypje ky fakt sepse nuk mund ta besoja dot se ky qe kryelajmi i ditës së sotme. Vërtet më dukej e habitshme sesi, në ballinat e të gjitha faqeve online, kjo qe shndërruar në temë qëndrore. Padyshim që ishte skandaloze që në të tërë titujt vendosej pa pikë skrupujsh fjala: “Vjedhës”.

Nuk do shumë mend të kuptosh se përse bëhet kjo manovër, që do të kishte ndot ta prodhonte edhe mendja diabolike e Gëbelsit. Mesazhi i saj është i qartë: Ata që akuzojnë Ramën, Kumbaron, Veliajn si hajdutë, janë vetë të tillë. Ata që bëjnë sikur duan teatrin, nuk janë më shumë sesa aktorë ordinerë që duan të përfitojnë politikisht. Ata që flasin për virgjëri morale, janë zhvirgjëruar për vete me vendime gjykatash.

Kjo teknologji perverse kërkon, në thelb të saj, të barazojë 8.8 milionë lekë me vjedhjen e një trualli publik, të falur pa garë e pa tender, që vlen më shumë sesa 200 milionë euro. Ajo do të shpërndajë tymnajë për të fshehur grabitjen e madhe që po ndodh në mes të qytetit. Ajo mëton të shkurajojë çdo kënd që beson në ndarjen e qartë mes së mirës dhe së keqes.

Për të vërtetuar këtë, mjafton vetëm një krahasim i thjeshtë: nëse të gjitha këto media do ishin vërtet të interesuara për pasuritë publike, nuk do ta fillonin hetimin e tyre nga ato kacidhe që paska humbur qendra e kinematografisë 20 vite më parë, por do të hetonin ligjin e sapo votuar Rama- Fusha, gropat që ka ai, hapësirat për abuzim që lë dhe dhe precedentin arbitrar që vendos.

Ato s’kanë shkruar kurrë asnjë fjalë për këtë temë, por që kur ka filluar çështja e teatrit, kanë vënë theksin vetëm tek deklaratat se godina e vjetër duhet shembur, se aktorët janë përçarë, se mbrojtja e pasurisë publike apo e trashëgimisë paskësh prapavijë partiake.

Ato janë të paragjykuara edhe për një gjë tjetër në qëllimin e tyre. Pasi nëse akti prej “Bonnie & Clyde” i çiftit Çipi- Budina do të kishte qenë një skandal me përmasa kombëtare, ato do të kishin raportuar për të që këtu e dy dekada më parë kur daton fillimi i kësaj çështjeje. Por ata e kanë rizhvarrosur sot këtë histori dhe nuk do shumë mend të kuptohet se përse.

Natyrisht, qëllimi i këtij shkrimi nuk është të mbrojë nderin e humbur të dy kineastëve. As të bëjë avokatin e tyre për një çështje për të cilën është shprehur gjykata. Por të shpjegojë kontekstin kohor kur linçimi i tyre po ndodh.

Dhe këtu është pika më e rëndë.

Sepse ky sulm, i paprinciptë, i pamoralshëm dhe i korruptuar kokë e këmbë, nuk ka si qëllim vetëm arsyet e dhëna më lart, pra fashitjen e të vërtetës dhe relativizimin e krimit.

Ai ka edhe një pasojë me dëme më afatgjata. Ai tenton të tulatë edhe ata pak zëra të cilët nuk pajtohen dot me grabitjen. Pikërisht për këtë u rinxorr sot në skenë çështja Çipi- Budina. Pikërisht për këtë iu kujtuan pagat e mara ndër vite Mirush Kabashit pasi doli në protestë. Pikërisht për këtë iu përmendën teket e rrëkëllyera në oraret e punës për njerëzit e zakonshëm, Bujar Asqeriut, pasi me pathosin e tij vuri gishtin drejt e mbi plagë. Sepse, për të gjithë, qëllimi është i njëjtë: të pushojmë me çdo mënyrë ata që janë kundër vjedhjes.

Që kur disa nga ikonat e kësaj proteste, Ndrenika, Dërhemi, Basha, Trebicka u detyruan të lëpinin mbi atë që kishin pështyrë, thashethemnaja që i përshtatet në mënyrë simpliste psikologjisë së momentit, ku paraja është mbret, përhapi versionin e shtitjes së tyre tek ndërtuesit e kullave. Por askush, deri më tani, askush, nuk ka parë edhe hipotezën tjetër. Një lloj neverie, mungese force, dekurajimi, për të luftuar me armët e pista të propagandës së Rilindjes. Sepse asnjë njeri normal nuk do ta kishte me qejf të shndërrohej në targetin e një taborri mediash të pushtetit, siç i ndodhi sot Çipit dhe Budinës. Sepse jo çdo kush e ka brenda vetes fibrën e “heroit” për ta parë se si i dalin në pazar, rrobat e palara të shtëpisë. Sepse shumica ka drojë të vetësakrifikohet për të mbrojtur trashëgiminë dhe pronën publike.

Ky është efekti vrastar i metodave fashistoide që Rilindja përdor kundër të gjithë atyre që tentojnë t’i thonë ndal makutërisë së saj të pakufishme. Por, për këtë fajtorë nuk janë vetëm Rama, Veliaj, Fusha e me radhë, që tregojnë të njëjtin zell, si për të grabitur, po ashtu edhe për ta fshehur atë. Fatkeqësisht, fajtorë janë edhe një pjesë e kolegëve tanë, që në emër të atyre pak thërrimeve që u pikojnë, janë bërë altoparlantë të kësaj gënjeshtre të madhe.   

©Lapsi.al



18 Comments

  1. O Bushat ! Vjedhja eshte vjedhje! Krimi eshte krim! Neqoftese ti paguhesh te krahasosh kush eshte krim me i madhe dhe kush me i vogel tregon se sa i shitur je! Tregon qe je nje sherbetor i saliut! Thire edhe inteligjent apo ari komentuesit e brrishs te te ndihmojne!

    1. Ti mut përherë ke qenë lëpirës i rilindjes, por mbaje mend mirë se edhe ty rilindja një ditë do të të qijë dhe do të të hedhë si prezervativ.

      IDIOT!

  2. Bushat mendoj se VETINGU fillimisht duhet të fillonte me gaazetarët, pastaj me politikanët e më pas me të tjerët.

      1. E kisha për gazetarët e tipit mero baze dhe jo për gazetarët e Lapsit, që për mua janë ndër më të mirët.

  3. Mero gelbaza…per te fituar miljonat e veta, vetem duke shpifur, i ben lepirjen cdo pushteti. Qe nga nxjerrja e karteles psikiatrike e Edushit, deri ke gjyshi, baba i femijes se Edushit…prit se s’ka mbaruar..kush prek Edushin, Merua i nxjerr ca shpifje te ulta! Me shume se gelbaze nuk mund te jete!

  4. O bushat thoni tekst i njejte ke te gjithe mediat,ka nje regji,po ju qe jeni cuditshem me nje goje me bashen per shifren 200milion euro ka regji? Une mendoj qe shifra eshte 277 milion euro nga letrat qe ka nishani bashke me ndertuesin. Por ti ke arsyet e tuaja qe je ne nje linje shpreheje me bashen.

  5. Perse mediat e politikanet ne Shqiperi abuzojne duke e pershkruar si “Fashiste/Naziste, llapaqenerine e medias apo si Hitler cdo vendim antikombetar? Nacional-Socializmi ishte nje levizje ne sherbim te kombit Gjerman nga uzurpatoret. Ne asnje rast ata nuk vepruan ne dem te interesave kombetare, perkundrazi cdo veprim ishte ne sherbim te kombit te vet. Ajo qe ju quani media e Gebelsit (Gebelsi vete ishte Profesor Filozofie) u krijua per tju kundervene propagandes se mediave ne vend dhe atyre nderkombetare. Financieret nderkombetare, komunistet spiune te Kominternit, si dhe mediat ne Gjermani dhe ne bote ishin ne pronesi te cifuteve (si per “rastesi” edhe sot jane po ne duart e tyre). Ka vetem nje force qe vepron kunder interesave kombetare ata jane komunistet dhe mediat e tyre. Ata qe dje ishin kunder interesave kombetare ne favor te internacionalizmit sot jane po kunder interesave kombetare ne favor te Globalizmit, packa se kane nderruar emrin ne “Globaliste” qe ne fakt eshte e njejta gje. Taktika e tyre ka nderruar edhe ne rrafshin e “armiqve” qe krijojne. Dje ishte klasa punetore ndersa sot kur nuk ka nje te tille sepse industria eshte transferuar jashte vendeve perendimore, ata kane krijuar klasen e “emigranteve, racave te tjera, besimeve te tjera, homoseksualeve” si votues te tyre. E gjithe lufta eshte kunder te bardheve te cilet sot ashtu si te pasurit dje cilesohen si fajtor pse punet nuk shkojne mire. Ndaj synohet armiqesia e te gjiheve kunder te bardheve. Kesaj i sherben edhe emigracioni masiv ilegal nga Afrika drejt Europes dhe nga Amerika Latine drejt Amerikes, per ti kthyer ne pakice ne vendin e vet popujt Europiane, dhe popullin Amerikan. Komunistet (te cilet sot vetequhen social demokrate, liberale etj) me perkrahjen e medias dhe Bankave te medha, Korporatave te medha perpiqen te ndryshojne demografine e Europes dhe Amerikes ne emer te diversitetit, multikulturalizmit, perhapjes se homoseksualitetit, promovimit te martesave nderacore. Keto jane armet kunder te bardheve. Por ndryshe nga sa po ndosh ne bote Shqiperi ka vetem nje pale, komunistet e konvertuar ne “demokrate”, ish agjente sigurimi e “sampista” te kthyer ne biznesmene qe kane ne pronesi median. Akoma nuk kemi nje force qe mbron interesat kombetare ndaj edhe jemi ne kete derexhe. Popullit i hidhet hi syve. Ndaj edhe Enveri krahasohet me Hitlerin, de jo me “babain” e tij te vertete Stalinin qe vrisnin e masakronin popullin e vet. Ne fakt ka nje ndryshim edhe mes tyre. Stalini nuk ishte Rus, por Gjeorgjian, edhe ata qe e ndihmuan te masakronte popullin Rus, nuk ishin Ruse por cifute, si Trotski, Zinovievi, Jagoda (Shef i KGB-se), Kamenevi, Beria. 90% e e edheheqijes e pare sovietike ishin cifute. Sic ka thene Solzheninicin citoj “”Ju duhet te dini se Bolsheviket te cilet moren pushtetin ne Rusi nuk ishin Ruse. Ata i urrenin Ruset. Ata urrenin te krishteret. Te nxitur nga urrejtja etnike ata torturuan e vrane me miliona Ruse pa asnje brerje ndergjegje. Nuk po e teprojme kur pohojme kete. Bolshevizmi kreu krimin, masakren me te llahtarshme ne historine e njerezimit. Fakti se shumica e njerezve ne bote nuk e dine kete fakt ose jane te pa interesuar karshi ketij krimi te pamatshem ne permasa, eshte prove se media globale zoterohet prej atyre qe kryen kete krim”.

  6. Ingranazhi i makinerise se propagandes se ketyre rilindasve do linte me goje hapur edhe ate te Gebelsit . I njejti ingranazh propagande qe partise se rilindasve deri tani i ka dhene fitore te njepasnjeshme , vendit po i sjell shkaterrim . Deri ne çastin qe njerezit do ti besojne kesaj propagande , vendin e pret shkermoqja totale .
    P.S. Vetem ne bashkine e tiranes eshte nje zyre qe ka 53 te punesuar vetem per propaganden e atij te fiqeve.
    PS-ja me nje rroge 300 mije lekeshe ka punesuar me qindra militante qe i gjen kudo dhe kurdohere ne faqet e
    internetit.

  7. Na knoqet or analiste te pavarur te djathte qi ,si t djathte qi jeni(dihet qi jeni pakice ) perpiqeni ti pershtateni shumices se votuesve qi jon t majte ,kurse t majtet na I nxirrni fashista .Ju jeni teater komplet.

    1. 1 milion here me mire teater, sesa estrade si ajo qe ju bythelepiresit dhe kardashesit e Majte interpretoni cdo dite. Ptu, rrace e ndyre…

  8. Pse ore me teatrin do te rrezoni qeverinepo pse ju le Luli qe te fut ne cader dhe vete del me 13 milion euro.Edhe gjykatesit na dolen te denuar ne Itali, po pse fajin e ka Rama per kete apo per shkollen e plepave.Krimbi ka hyre thelle ne kocke dhe po e bluan cdo dite,nuk ka force e majte, e djathte apo dhe e hajduteve te LSI qe e shpeton.Kot lodheni,ky eshte prodhim i sistemit.

  9. Ja dolen lulkuqet e rames te na mbushin mendjen nga që keto na paskan vjedhur si pas ketyre duhet me i prish teatrin po rama që ka vjedhur shqiperin cfar duhet me prish se kete spo kuptoj

  10. Gomeret si ti or toto nuk kane mend ,keshtu qe nuk ke cfare tu mbushesh.Reforma amerikone ne drejtesi do ti fshije gjithe te korruptuarit dhe hajdutet qe ju sherbejne militante si ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *