• |
ide | kryesore

Lirohet Ballist Morina, çfarë thotë ai pas 1 viti në burg

Lajme, Të fundit



Pak më parë është liruar nga paraburgimi Ismail Morina i njohur si Ballisti.

Me një foto me konsullin shqiptar në Bari, Ballisti ka reaguar në profilin e tij në rrjetet sociale duke lajmëruar lirinë.

“Me konsullin e pergjithshen te republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim,respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time.

I LIRË !!

Rrofte shpirti i shqiptarit”, – shkruan Ballisti në Facebook.

Ai qëndroi në brugun e Zagrebit prej datës 10 qershor të vitit 2017, kur policia kroate në fillim zbatoi një kërkesë të shtetit serb, i cili kishte nxjerrë një urdhër-arresti ndërkombëtar për ndalimin e “Ballist” Morinës, por pas disa seancash gjyqësore drejtësia kroate rezistoi, duke mos plotësuar kërkesën e drejtësisë serbe për gjykimin e Ismail Morinës në Beograd.

Lirimi i Morinës u realizua nëpërmjet transferimit të tij në Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *