• |
ide | kryesore

Moti ende i paqëndrueshëm, çfarë pritet të sjellë mbrëmja e sotme

Lajme, Të fundit



Moti vazhdon të jetë i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit priten sërish reshje shiu në zona të caktuara.

Por, duket se bregdeti do të jetë pa reshje dhe koha do të jetë për plazh.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje ‘të dobëta’ ose lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet të jenë të përqendruara kryesisht në zonat malore të qarqeve dhe ato pranë tyre.

Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatave me kohëzgjatje të shkurtër (zakonisht, pasditeve dhe mbrëmjeve). Kjo mundësi do të jetë më e vogël sesa gjatë ditëve të kaluara.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 19 / 28 °Cm në vendet e ulëta: 16 / 29 °C dhe në vendet malore: 11 / 24 °C.

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë.

Image

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *