• |
ide | kryesore

Shtohet skandali/ Elia Zaharia: “Firma ime për prishjen e teatrit është falsifikuar”

Arkiva, Kryesore



Pas një shkrimi të Lapsi.al se si “princesha” Elia kishte hedhur një firmë për prishjen e Teatrit Kombëtar, kur ka qenë gjyshi i bashkëshortit të saj që kishte nënshkruar ngritjen e asaj godine, Elia Zaharia ka pohuar për Lapsi se firma e saj është falsifikuar në letrën e 64 aktorëve që kërkonin shembjen e godinës dhe ngritjen e një teatri të ri. Pas insistimit të gazetarit se nëse në vijim del një dokument ku duket firma e saj aktorja, është përgjigjur: “Po të gjendet e ka vënë dikush tjetër, unë nuk kam firmosur kurrë”.

Në fakt “princesha” aktore ka mbajtur një qëndrim shumë më pranë atij grupimi që ishte për godinën e re. Dhe kjo mund të ketë bërë që grupi organizator, i udhëhequr nga legjendari Artan Imami, të ketë vendosur duke manipuluar emrin e saj në listë.

“Unë e vërtetoj se nuk kam qenë fare në Shqipëri, kam qenë me pushime”, ka thënë aktorja. Ky është rast i dytë që lista propagandistike e kërkuar me urgjencë dhe diktat politik del bllof. Më parë, edhe gruaja e Pirro Manit, Pavlina, deklaroi se bashkëshortit të saj që gjendet në SHBA i është falsifikuar nënshkrimi.

Me sa duket kjo puna e përdormit të aktorëve po vjen pak si era e marifeteve të “lali Erit”, që falsifikoi firmën e atij policit bashkiak që gjoja i kishte vënë gjobë PD-së pas protestës. Por çështja është se si mund të shkojnë kaq larg këta njerëz sa të gënjejnë edhe në peticione që i dërgohen kryeministrisë dhe presidencës?

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Po kjo gogla sikur beri goxha deklarate tek balkanweb e cila u publikua dhe ku kjo thoshte pa pike turpi qe edhe mami im ka kontribuar ne skenen e atij teatri …… dhe pse mos ta kene nje te ri aktoret e sotem. Ca neverie … vetequhet princeleshe dhe vetemban nje kurore qe po te kishte qene gjyshi i “burit” gjalle do ja kishte bo si karfice

  2. S’ka faj Princesha! Kur Saliu dhe PD i drejtohen me keto fjale: Princ dhe Princeshe! E ka fajin Saliu dhe dhjeresi Andi qe i krijojne keto situata!

  3. Jane fallcifikuar diplloma,deputete,ministra ,gjykates,prokurore ….na del tani dhe nje pule qe thote qe firma e naltmadhnise te hajduteve qeka kopju.Halli eshte shume i madh sa edhe gjykayesit fallco e kane te veshtire ,me siguri do ta nisin ne studion e Argites qe ti beje analizen e shurres.

  4. Po u iken buka nga goja ketyre sharesve me pagese. Nuk jane pak reth 700 thuhet, paguhen per pune te piste me leket e popullit. Ja kane shitur shpirtin dreqit. Mbajne kalamajte me buke duke share. haj shqipo o shqipo. Ajo po thote seshte firma ime keta e shajne!!!! Pse nuk shajne ata qe e kane fallcifikuar firmen xhanem!?? Kane vajtur per lesh gjerat ne Shqiperi.

  5. shkruhet “falsifikim” jo “fallcifikim” mi.. vazhdon akoma kjo, delirim total, me vetedije madje, si s’e keshillon dikush para se te flase, i folur nivel grash te lagjja

  6. Më mirë se cilëtdo qytetarë shqiptarë, janë aktorët që duhet të kuptojnë se kush është më i rrezikshëm për shoqërinë, Arturo Ui apo Jago. Personazhe qe dukshëm e paraqesin natyrën e tyre agresive e despotike apo ata që me djallëzi me njerin krah “të përqafojne”, e me tjetrin ta fusin nga prapa.
    Ky është ndryshimi midis Ramës e Velisë.

  7. Su ja hedhin paq keta falsifikatore?
    Pse nuk i cojne ne prokurori te bejne adetin te pakten
    U ka ikur truri fare.
    PPP u shkon mendja dite-nate.

  8. Lali Eri eshte manipulatori numer 1 ne bote,sidomos me ato kamerat HD ku leshon propaganden e tij.Djali i Ahmadinexhadit behet udheheqes ne Shqiperi,rrace arabi,rrace e ndyre

  9. Krimbi Lali Eri gjithmone do jete njeriu me i shpelare qe ka pare politika,sidomos kur do qe ti dale e tija.
    Vemje e shpifurr

  10. Shajne Viliajn dhe Ramen per krime te pa degjuara! Ku jane faktet? Dikush thote qe e kam me Saliun! Po,sepse Saliu nga Vicidoli,komunist 24 karatesh dhe spiun serb dhe grek i beri Shqiperise kete qe po vuajme sot! Eshte Saliu vrasesi i shpreses te shqiptareve me krimet e tij monstruoze! Eshte Saliu qe vrau dhe femije te pafajshem ne Gerdec! Eshte Saliu qe, edhe i kerrusur me dysh, nuk le pa ngaterruar shqiptaret me njeri tjetrin! Eshte i biri i Saliut dhe deputete te pjelle nga mendja djallezore e tij! Njeri pa emer ka qene Uliksi apo Odiseja jo disa lapangjoze berishiane gjysem analfabete!

  11. O debil që nuk mbush, shkrimi flet për një aktore që i kanë fallsifikuar firmën pro prishjes së Teatrit Kombëtar.
    Shkrimi nuk e përmend Profesor Doktor, Ish President Ish Kryeministër dhe aktualish po jua shkërdhen nonën ty e të gjithë qelbësirave të rilindjes, që mos i hongshi lekët që merrni për këto komente qelbësirash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *