• |
ide | kryesore

SKANDALI/ Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, i dënuar për vjedhje në Itali

Lajme, Të fundit



Ka nisur rreth orës 09:30 seanca dëgjimore në KPK për anëtarin e Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Admir Thanza.

Sipas një zbulimi të bërë nga ONM gjyqtari rezulton i dënuar në Itali. KPK tha se: “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, më datë 20 prill 2018 rezulton se zoti Admir Thanza ka qenë i dënuar nga shkalla e parë në Itali në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë për vjedhje në bashkëpunim me persona të tjerë”.

Admir Thanza nuk e ka deklaruar këtë të dhënë në formularin e dekriminalizimit.

Admir Thanza është shprehur se e ka pranuar vjedhjen, por nuk e ka kryer atë. “E kam pranuar veprën atëherë për shkaqe humanizmi dhe për shkaqe familjare”, ka thënë Thanza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *