• |
ide | kryesore

Tentoi të largohej me vrap, pranga shqiptarit me 350 mijë euro drogë në Itali

Lajme



Një 49-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap në makinë me të paktën 34 kilogramë kanabis.

Krenar Neziraj, u ndalua nga agjentët e Raguzës, teksa tentonte të largohej. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, me leje qëndrimi të rregullt në Itali, tentoi që t’i ikte policisë në këmbë, pasi ndaloi makinën. “Ansa” shkruan se shqiptari dyshohet se bënte rolin e korrierit.

Po ashtu mësohet se nëse droga do të dilte në treg për shitje, kapte vlerën e 350 mijë eurove. Droga ishte ndarë në 34 pako me mbi një kilogram secila, të ndarë në copa 100 gramë të stampuar me logon e euros, ndërsa ishin fshehur poshtë sediljes së makinës. Gjatë kohës që shqiptari u mor në pyetje, nuk dha informacione rreth origjinës së drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *