• |
ide | kryesore

Toyota me 3.4 milionë euro, PD tregon përse Taulant Balla mund ta ketë bërë kallëzimin në gjykatën e gabuar

Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të shpallur moskompetencën për akuzën e ngritur nga Taulant Balla, lidhur me akuzat për implikim në ngarkesën me 3.4 milionë euro në makinat ‘Toyota Yaris’. Përmes një njoftimi, PD thotë se në argumentat e kryetarit Lulzim Basha theksohet se ankimimi në gjykatën e gabuar nga Taulant Balla të mos jetë bërë me qëllim;

1-zvarritjen e çështjes

2-krijimin e rrethanave të rreme për të ndikuar hetimin penal ndaj çështjes ku akuzohet si i përfshirë

3-mashtrimin e opinionit publik

Në vijim të njoftimit, selia blu shton se:

“Duke vënë në dukje shpejtësinë me të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda trajtoi brenda 24 orëve kërkesën e Ballës, që nga procedura e regjistrimit, marrja e saj në dorëzim nga Kryetari i Gjykatës, hedhja e shortit dhe caktimi i gjyqtarit, marrja në dorëzim e dosjes nga gjyqtari i caktuar, shqyrtimi fillestar i saj, caktimi i seancës gjyqësore dhe përpilimi i aktit procedurat të thirrjes së palëve në gjykim, Basha shprehet se “dëshiron të besojë që me këtë standard dhe shpejtësi maksimale, Gjykata zbaton për çdo çështje që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin”.



1 Comment

  1. Nuk kuptova ate qe sipas Lulit, Taulanti kerkoka zvaritjen e ceshtjes nga njera ane dhe nga ana tjeter Gjykata e trajtoi brenda 24 oreve ceshtjen e Balles dhe me nje shpejtesi maksimale!!!!
    Po ti Lule mos caj bythe, paraqitu ne Gjykete, argumento me prova dhe fitoje ceshtjen per t’iu thyer turinjte rilindasve dhe per te gezuar Stalini-n, XIXA, ari dhe .arat e tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *