• |
ide | kryesore

Tsipras: Kemi gati marrëveshjen me Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, nga samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër, ka paralajmëruar nënshkrimin e shpejtë të marrëveshjes më Shqipërinë, marrëveshje e cila përfshin edhe ndarjen e kufirit detar dhe zonave ekonomike. Mediat greke citojnë një deklaratë të tij, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend në krizë. 

“Evropa përjetoi përtej krizës ekonomike, krizën më të keqe të refugjatëve pas luftës, e cila u përqendrua në rajon. Ne kemi përjetuar një përpjekje të tmerrshme të grushtit të shtetit në Turqi, si dhe krizat në Shqipëri dhe Maqedoni”, tha Tsipras, duke vënë theksin de deklarata e presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, i cili në vitin 2014 njoftoi ngrirjen e zgjerimit.

“Gjërat po ndryshojnë tani. Me Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshja Bullgari- FYROM (Maqedoni), me përpjekjet për të zgjidhur çështjet midis Greqisë dhe Shqipërisë, me presidencën e suksesshme bullgare të BE dhe ringjalljen e Axhendës së Selanikut për zgjerimin e BE”, tha më tej kreu i qeverisë greke. 

Tsipras është takuar në Londër edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ndërkohë nënshkrimi i marrëveshjes me Shqipërinë është shtyrë për shkak të zhvillimeve në politikën e brendshme greke. 

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *