• |
ide | kryesore

(VIDEO) 30 kg heroinë në makinë, kush është i riu shqiptar i arrestuar sot në Bari

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e sotëm policia italiane ka prangosur një të ri shqiptar, pasi në makinën e tij kishte 30 kilogramë heroinë.

Ishin agjentët e Guardia di Finanza së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave të cilët kanë bërë ndalimin në Bari të 21-vjeçarit shqiptar, Skerdilajd Çobaj nga Fieri, dhe të dashurës së tij greke 19-vjeçe, Kolovou Chrysanthi.

Ata kishin udhëtuar nga Greqia për në Bari me traget, ndërsa pas marrjes në pyetje për motivet e lëvizjes dhe përgjigjeve jo bindëse, autoritetet italiane kanë dyshuar duke filluar kontrollin me imtësi të makinës.

Në mjet më pas janë gjetur 56 pako me heroinë që në peshë totale ishte 30 kilogramë heroinë.

Shqiptari dhe grekja janë prangosur dhe ndodhen në pritje të gjykatës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *