• |
ide | kryesore

Zhduket prej 4 ditësh i dënuari për vrasje në Sarandë, familja: Dyshojmë se e vranë

Lajme, Të fundit



Prej katër ditësh një 34-vjeçar është shpallur i zhdukur nga familja. Ai është Eljon Hysa nga Nikla e Fushë Krujës, ndërsa prej vitit 2015 është në kërkim nga policia, pasi është dënuar në mungesë për një vrasje në 2015 në Sarandë pas një konflikti.

Familjarët e Hysës kanë denoncuar rastin ditën e djeshme duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tyre, ndërkohë që prej tre vitesh i fshihet drejtësisë. Elion Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në datë 10 korrik të 2015 në Sarandë.

Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Berisha publikoi një mesazh nga qytetari dixhital, që sipas tij ia kishin dërguar familjarët e të riut. Referuar mesazhit që publikoi Berisha, xhaxhai i të zhdukurit thotë se dyshojnë se mund të jetë vrarë, ndërsa akuzojnë policinë se nuk reagon.

Zhduket prej 5 ditesh ne zonen e Nikles i riu Keisi Elion Hysa, narkopolicia hesht per krimin! Lexoni mesazhin e familjarit dixhital.sb “Zoti berisha jam nje qytetar nga laci me emrin asllan hysa kam nje problem te jashtzakonshem me dat 5 ora 9:30 kq humbur kontaktet cuni vllajt me emer keisi elion hysa ne zonen e nikles fushkruj dyshoj qe edhe mund te jet vrare policia e shtetit nuk po reagon fare qe nga data 6 korrik eshte eshte bere denoncimi ne komisarjatin e lacit edhe nuk reagojne as laci as kruja ju lutem me ndimoni se spo gjem zgjidhie. Faleminderit”

Sipas hetimeve nga organet e drejtësisë asokohe,Theodhori fillimisht është konfliktuar me Gani Hysën dhe Keivi Hysën, xhaxha dhe nip. Një ditë pas përplasjes fizike, më datë 10 korrik, rreth orës 01:00 autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe Eljon Hysën dhe shokët e këtij të fundit janë ndeshur me sarandjotin duke e rrethuar dhe vrarë. E ndërsa disa nga autorët e krimit janë arrestuar dhe dënuar, Eljon Hysa ishte ende në kërkim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *