• |
ide | kryesore

Zyrtare: Cristiano Ronaldo te Juventus ndryshon historinë e Serie A

Kryesore, Sport



Goditja e shekullit u krye: Cristiano Ronaldo është një lojtar i Juventus. Nuk imagjinohej, ndoshta edhe tifozët më të zjarrtë e kishin të vështirë ta besonin se lojtari më i mirë në botë, edhe pse 33 vjeçar, do të vishte fanellën bardhezi, duke lënë Real Madrid. Një ndryshim, shumë më tepër madje, një revolucion për Serinë A, që me ardhjen e Ronaldos nuk do të jetë më e njëjtë. Efeket e CR7 ishin parashikuar nga të gjithë ekspertët e njerëzit e futbollit, por tani historia ndryshon, duke filluar nga ajo e Juventusit, që është kthyer të jetë Zonja e Vjetër me joshje të përjetshme. Të tjerët duhet vetëm ti qendrojnë pas bardhezinjve, për ta kthyer kampionatin italian edhe një herë në modë, si dikur, kur lojtarët e mëdhenj ishin gati të hiqnin dorë nga shumë gjëra vetëm për të luajtur në elitën e futbollit. Ronaldo i dha jetë një kampionati të tërë dhe shpresë Juventus për të bërë të tijën Kupën me veshë të mëdhenj. Cili më mirë se portugezi që e ka fituar 5 herë mund ta bëjë?

Zyrtarizimin e ka bërë edhe Real Madrid, që ka shpërndarë një komunikatë në të cilën konfirmon transferimin e portugezit në rradhët e bardhezinjve. Deciziv ka qenë takimi blitz i Andrea Agnelli, që u nis nga Pisa me një avion privat për në Greqi, me CR7. Los Blancos do ta lënë 33 vjecarin të largohet për 105 milionë eurove, ndërsa Ronaldo ashtu si flitej ka firmosur për 4 vjet me 30 milionë euro në sezon.

Diferencën e bëri zemra: Juventus i dhuroi një botë të re Cristiano Ronaldos

Nga përpjekjet e Agnellit tek elozhet e Allegrit, duke kaluar përmes fjalëve të shokëve të rinj dhe legjendave të dikurshme të Juventusit, shtypi iberik ka treguar se si bota bardhezi ka bërë për vete CR7.
Një dashuri vërtetë me shikim të parë ajo mes Cristiano Ronaldos dhe një Juventusi të aftë t’i fitojë zemrën, e thyer nga fundi dramatik i një historie të gjatë dhe intense dashurie me Real Madrid. 33 vjeςari portugez, siς shpjegon shtypi spanjoll, ka mbetur si i hipnotizuar nga bota e Juventusit që e ka bërë të ndihet sërish i rëndësishëm, si dikur në Madrid. “I zhgënjyer nga mënyra se si përfundoi eksperienca e tij në Madrid – shkruan ‘Marca’ – CR7 ka mbetur i mahnitur nga “shiu” i lëvdatave dhe mirënjohjes që ka treguar bota e Juventusit ndaj tij. Nëse Cristiano kishte nevojë për dashuri, ai po e gjen atë në Torino dhe gjithashtu jashtë Torinos, ku të gjithë e duan: nga shokët e rinj e deri te tifozët, duke kaluar nëpër legjendat e vjetra bardhezi”.

Juventus con CR7 PS ita

Juventus krejtësisht ofensiv me portugezin…

Massimiliano Allegri do të gjejë në skuadër një lojtar të klasit absolut si Cristiano Ronaldo për sulmin e bardhezinjve. Por di do të luante skuadra nga Torino me CR7?
Ardhja e kampionit portugez do të bëjë që tekniku livornez të propozonte një 4-3-3 shumë ofensiv. Përpara portierit Szczesny, linja e mbrojtjes do të shihte Cancelo në të djathtë, Benatia dhe Chiellini në qendër dhe Alex Sandro në të majtë.
Në mesfushë hapësira për të ardhurin rishtaz Emre Ҫan në krahun e majtë, me Khediran në kahun e kundërt dhe Pjanic në regji. Përpara Cristiano Ronaldo në sulm, me Higuain të destinuar të largohet nga Torino. Në krahët e tij mund të ketë hapësira për Dybala djathtas dhe për Doglas Costa majtas (Bernardeschi dhe Mandzukic do të ishin alternatia). Kroati mund të shërbejë edhe si zv-CR7.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *