• |
ide | kryesore

Ancelotti sfidon Juventusin: “U ktheva për të fituar”

Sport



Ka marrë zyrtarisht rrugë sezoni i ri i Napolit, duke nisur nga vizitat mjekësore të kryera nga lojtarët përpara tërheqjes stërvitore të Dimaro, në Trentino, tashmë një destinacion i zakonshëm për të kaltrit. Ngarkesat e punës do të nisin nga sot, edhe pse Carlo Ancelotti ka patur mundësi të takohet me lojtarët e tij të rinj .

Trajneri nga Reggiolo nuk ka si qëllim të bëjë një rikthim të thjeshtë në Itali, dhe me këtë fjali të sjellë nga “Il Corriere dello Sport”, ka zbuluar ambicjet e mëdha të skuadrës napolitane: “Jam këtu për të fituar diςka të rëndësishme, e kotë të fshihemi”

Është e qartë sfida ndaj Juventusit, i cili ka marrë në radhët e tij tashmë ish-yllin e Real Madrid Cristiano Ronaldo, ish-lojtar i Ancelottit kur ky i fundit drejtonte Los Blancos me të cilët fitoi “La Decima” në 2014.

Objektivi i Napolit do të jetë edhe të përmirësojë performancën e tij në Europë pas shfaqjeve aspak pozitive të sezonit të kaluar fillimisht në Champions pastaj në Europa League. Dhe “Zotëria i Trofeve” duket njeriu i duhur për të arritur objektivat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *