• |
ide | kryesore

Arta Marku kunja deputetëve: E shoh që jeni të lodhur, por…

Lajme, Të fundit



Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku i kërkoi disa herë deputetëve të mbajnë qetësi ndërsa ajo fliste. Pas përsëritjes së kërkesës, Marku lëshoi edhe një kunjë për deputetët që vazhdonin bisedonin kur ajo fliste: Zoti kryetar do të mbani qetësi? E shoh që jeni të lodhur, por prokuroria ka punë” i ra shkurt Marku me një ton të prerë dhe dukshëm e bezdisur nga deputetët që shkëmbenin fjalë me njëri tjetrin.

Kjo është hera e dytë që Marku raporton para deputetëve. Daljen e parë publike, ajo e pati gjatë prezantimit të kandidaturës së saj si prokurore, ku u shfaq më e qetë, më pak e sigurtë dhe më e ndrojtur.



4 Comments

  1. Prokuroria ka pune thote -Nafije-Marku-.Cfare pune te hetoje ata qe shesin misra ,majdanoze ,rigon e spinaq ,apo ata qe kane neper xhepa 5gr hashash per perdorim vetjak .Tahiret habilajt ,sidomos geronet nuk e kane radhen tani moj -nafije-.Ti po na ben shume pune te madhe ,na dole e lare nga vetingu ,ti na qenke diamant.Ti je e kallaisur koke e kembe me krimin e kesaj qeverie moj bushter nga vete menyra si ardhe ne krye te prokurorise.

  2. Nga mënyra se si e lexonte “prokurorja e përgjithëshme” raportin e nga ndërhyrja e Ulusihut që i këshillonte deputetët të kishin durim e ta dëgjonin edhe pak se raporti ishte nga fundi, dukej kjartë se përpilues i atij raporti ishte shoku Ulusi apo ndonjë tjetër nga KQ i PSSH.
    Nuk pata durimin që të dëgjoja përgjigjet për pyetjet e që i drejtoi Paloka se e dija që nuk do ti përgjigjej dot.
    Siç lexova në media, ajo qenka përgjigjur si Pal Vata dikur.
    “Unë e Enveri nuk dijmë gjë – thoshte Pali, – mos e ka bërë Mehmeti me kokën e tij”
    Unë nuk dij se çfarë hetojnë prokurorët, është përgjigjur Marku, pasi ata nuk mvaren nga unë po janë të pamvarur në hetimet e tyre.
    Ama pyetjes se përse hoqi prokurorin që po hetonte Tahirin e solli në vënd të tij një shoqen e klasës nga Durrësi, kësaj nuk i gjeti përgjigje.

  3. Nafija me fal aarta marku di vetem me tund dybekun me ulsi majen sa per luften kunder korrupsionit fajin e ka berisha qe denancon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *