• |
ide | kryesore

Arta Marku, njolla e parë në flamurin e reformës

1, Ide

Kush e ka ndjekur më vëmendje përballjen e kryeprokurores Marku në llogaridhënien para komisionit të ligjeve, me siguri nuk e ka humbur një detaj domethënës. Gjatë debatit provokativ me një nga deputeët e opozitës, ajo ka bërë një lapsus frojdian. Ajo e ka etiketuar prokurorinë e përgjithshme si “ndërmarrjen që drejton” duke e zhveshur nga emërtimi solemn dhe hijerëndë i institucionit.

Ndoshta askush nuk mund të shpjegojë dot nëse kjo “rëshkitje” i vjen nga mungesa e përvojës, apo nga fakti se ajo e quan veten një drejtuese formale të një ndërmarje ku ka të tjerë aksionerë. Por gjithësesi, një gjë mund të thuhet me siguri, ajo u soll sikur beson në versionin e dytë.

Sepse paraqitja e saj ishte një dështim i turpshëm. Ajo u karakterizua gjatë gjithë mbledhjes së trasmetuar live vetëm nga përgjigjet boshe: “nuk e di”, “nuk kam informacion”, “nuk ka statistika”, “nuk kam tagër të njoh këtë çështje të veçantë” etj.

Për të thënë të vërtetën pozicioni i saj në një sallë parlamentare që i ngjan përditë e më shumë tregut çam, ku nuk e merr vesh i pari të dytin, nuk ishte i lehtë. Deputetët demokratë më shumë sesa për pyetje, ishin të prirur për të bërë një propagandë diskrdituese. Kolegët e tyre të majtë, merakun e veëtm kishin të tregonin se gjithçka shkonte mbroth. Njëra palë donte të provokonte me çdo kusht konflikt, ndësa tjetra, tashmë e kapluar nga bezdia për procesin demokratik të llogaridhënjes, kërkonte t’a mbyllte sa më parë seancën.

Por, pavarësisht nga ky konfrontim me llogjikë tejet partizane, publiku i gjërë, ajo pjesë gjithnjë e më e madhe e shqiptarëve që rrefuzon të votojë edhe PS edhe PD-në, priste diçka tjetër nga kryeprokurorja.

Së paku formalisht, për ata, ajo është e zgjedhura e parë në erën pas votimit të reformës në drejtësi. Është e vetmja drejtuese e institucionit të akuzës që ka kapërcyer filtrat e vettingut. Është gjithashtu, ajo, që megjithëse u votua vetëm nga njëra palë, u mbeshtet dhe publikisht nga misionet ndërkombëtare që e mbikqyrin reformën.

Pra në këtë kuptim, në paraqitjen e saj në publik ajo duhej të simbolizonte këtë fazë të re. Ajo duhet të ngrihej përtej përleshjes partizane PD- PS dhe t’i fliste publikut. Dalja e saj live, në TV, duhet të sqaronte disa pikpyetje të mëdha: pse vendet europiane vazhdojnë t’a kenë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës si kusht për përparimin e vendit drejt BE-së? Pse mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë se paratë e trafiqeve po i përdor politika? Pse nuk dimë ende asgjë për 623 kg e kokainës të fshehura si banane? Pse nuk ka ende përgjigje për vërtetësinë e përgjimit të Agron Xhafës? Pse nuk njihet fajtori i ekstradimit të paligjshëm të financierit të Habilajve?

Vetëm kështu ajo do të mund t’a justifikonte statusin simbolik të flamurtares së një ere të re, të një reforme në drejtësi që na është servirur prej kohësh si mënyra e vetme për të pastruar shoqërinë duke u vënë edhe kundër politikës e duke i treguar vendin edhe asaj.

Por, fatkeqësisht, Arta Marku, tregoi sot se as e përmbush dot këtë mision dhe se ndoshta as nuk e ka imagjinuar atë edhe në ëndrrat e saj më të guximshme. Ajo u soll si një nënpunëse province, as më pak dhe as më shumë, se sa ajo që qëndronte poshtë Ulsi Manjës në prokurorinë e Shkodrës.

Paraqitja e saj qe madje shumë larg dhe se profili që kanë krijuar në përballjet me qeveritë e kohës paraardhësit e saj, Theodhori Sollaku apo Ina Rama.

Ndërsa Arta Marku, simboli i parë i reformës së re, nuk u ngrit dot mbi sherrnajën e përditshme PS- PD. Ajo u soll si një llogaritare memece, që në vend të një pasqyre të përgjithshme, raportonte për shifra dhe statistika pa kuptim. Ajo as jepte përgjigje dhe as mbante qëndrime, nga tmerri se mos i prishte punë atyre që e kanë katapultuar aty.

E në kuptim ajo nuk ka faj. Ndoshta ajo vërtet e di se e kanë vënë në krye të një ndërmarrjeje që është pronësi e tjetërkujt. Ajo aq kupton dhe aq bën dhe ky nuk është më problem i saj, por halli ynë dhe i një reforme që na e shitën si çudi, ndonëse rrezikon të vazhdojë të prodhojë profile të ngjashme.

   ©Lapsi.al

8 Comments

  1. Pa le po te shtosh per qef ‘profilin’ e avokates qe e perfaqesoi artamarkun para Konisj.Vetingar
    (Mexavokat, sikur te qe memece apo handikapate
    e Jo Prk.Pergj.)
    Do gjeni xhevaire po te rremihni pakez per ‘avokaten’ ne fjale (ku ka qene, me sa shkolle zbriti ne TR., ajo & I shoqi. Ku punojne sot…)

    Pse tamam ate advokate?!
    Arte mjera e di.

  2. Ket bukurine: ‘nderrmarrjen qe drejtoj’ e sqaron
    sh.bukur
    avokatia artes,
    te dyja bojne nji ….
    (Por Jo per faj te tyre jane aty ku jane)

    Mjere Qytetaria!

  3. Znj. Kryeprokurore tregoi seriozitet dhe sjellje korrekte prej zyrtari te ainistrates publike ne raportimin me kuvend.Shumica e ndershme e qytetareve shqiptare kete lloj sjellje institucionale perkrahin. Reforma amerikane ne drejtesi po sjell perdite rezultatet qe presin gjithe shqiptaret.

  4. Ik o bushat kurva se na cave tarafelen.
    Vet thua qe nuk i beri njeri pyetje , dhe pastaj do me i mbush mendjen gomereve militant qe nuk ju pergjigj pyetjeve.
    O bushat !!! o beji gje , o leshoje.
    Po si pabyths qe je , as ja ben as e leshon.

  5. Pikërisht për ato vrejtje që ka Bushati për prokuroren Marku në këtë shkrim, u përpoq opozita me pyetjet që i drejtoi asaj, që të jepte shpjegime e ajo nuk u përgjigj.
    Për tu paraqitur si “i pa anshëm”, apo më saktë e thënë se Bushati nuk heq dorë nga qëndrimi armiqësor ndaj liderëve të opozitës për motive kryesisht subjektive të formimit personal, qëndrimin e opozitës në komisionin e ligjeve të Kuvendit, e cilëson si qëndrim “konfliktual”.
    Pra nëse kritikoj unë, qëndrimi im nuk është “konfliktual” por po të kërkojë opozita transparencë nga qeveria dhe “drejtësia e reformuar”, kjo qenka konfliktuale.
    Po çfarë ka në dorë tjetër opozita veç fjalës e kërkesës verbale të llogaridhënjes të kësaj qeverie ?
    Ka vetëm “çelësat e kashtës” siç thuhet në gjuhën popullore.
    Kësaj opozite nuk i mjafton qëndrimi arogant i tejskajshëm ndaj saj i një kryeministri që ka marë e vazhdon me këmbëngulje të marë gjithë pushtetet, edhe mediat, por duhet të përballet edhe me kritikë mediatikë të Ramës, të një pale qe e akuzojnë se bën një opozitë të mefshtë apo një pale tjetër se bën opozitë “konfliktuale”.
    Mund të ketë pasur kjo opozitë e mund të ketë edhe sot ndonjë qëndrim që dikujt nuk i pëlqen, por nuk janë në dorë të opozitës sot asnjë institucion shtetëror sepse të gjitha i ka marë në dorë Edi Rama.
    Meruni o gazetarë të dashur sot me qeverinë që ka gjithshka në dorë, fatet e gjithë qytetarëve shqiptarë, e kur të vijë puna në fushatën elektorale, sejcili nga ju le të argumentojë preferencat e tij politike.
    Të na mbushni mendjen se është Rama, Blushi, Patozi, Basha, Meta apo Selami lideri më i përshtatshëm për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo gjendje.
    Nëse sot jeni të një mendje me opozitën se me Ramën kryeministër, nuk shihni rugëdalje për Shqipërinë, meruni me kritikën ndaj qeverisjes së tij, e kur ai të jetë larguar, atëhere dilni po deshët të krijoni edhe vetë një parti si Makroni që të fitoni shumicën e votave e të qeverisni Shqipërinë.

  6. Na mbyten salinianet injorante me komentet idiote te tyre! Andi i di te gjitha si mercenar qe eshte! A ju ka saliu dosje Tosit,Andit edhe Bejtjes edhe Arthurit apo Rakipit ashtu sic i kishte gjyqtarit te plepave, hajdutit ? Kur do ta kuptojne keta njerez krimin e madh qe po bejne kur krijojne lajme te reme dhe genjejne? Ku do ta gjejme me komentuesin brilant te saliut ari? Po “inteligjenti”? Po te pa emrat gjysem analfabete! Po anticensure?

    1. Ti o Qimi, në vend të qelizave të trurit vë në punë qimet.
      Se paske vënë nënshkrimin Unë Qimi e dikush ja përton të sajojë pseudonime, e del “pa emër”, e ti të duket vetja i “ditur” e ata që nuk kanë mëndjen tënde kallpe , qenkan “analfabetë”.
      Ka vërtetë edhe ndonjë “ari” që nga mungesa e arsimimit e mosnjohja e drejtëshkrimit të gjuhës zyrtare shqipe, të duket si “gjysëm analfabet”.
      Por ama edhe ai “ari” që e sulmojnë gjithë enveristët si ti, me ate gjuhën e tij dialektore por edhe banale, është ku e ku më i zgjuar e realist sesa idiotë si ti.
      Tek e fundit i gjori “ari”, ndonëse nuk ka një formim intelektual, i bie kokës të keqes aty ku është e ku e ka burimin. Shkruan “ari” për “qimet e negjmies”. Pse ju tërbojnë ju enveristëve këto fjalë ?
      Pikërisht se e ndjeni se jeni qimet e shtrigës plagë Nexhmie Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu