• |
ide | kryesore

BIRN zbulon tjetër manipulim/ Si u transformua deklarata e Enver Petrovcit për prishjen e teatrit

Lajme, Të fundit



Në një rast tipik dizinformimi, më datë 1 korrik 2018, media shqiptare
në internet u mbush me lajmin me titull: “Enver Petrovci: Për mua
është budallallëk mos me u ndërtu një teatër i ri!” Që nga ajo ditë,
Petrovci, 64 vjeç, i cili është i njohur mes të tjerash për rolet e
Hamletit, Makbethit dhe Jul Cezarit nga veprat e Shekspirit, krahas
dhjetëra filmave, është përpjekur ta përgënjeshtrojë lajmin e
publikuar duke thënë se ai është nxjerrë nga konteksti dhe nuk ka
mbështetur në kurrfarë mënyre planin e qeverisë aktuale për të
shembur teatrin ekzistues, për të dhënë tokën e tij për ndërtim
pallatesh dhe për të ndërtuar një teatër të vogël në një pjesë të
mbetur të kësaj toke.
Pyetur nga BIRN përmes telefonit, Petrovci tha se një gazetare, e cila
nuk i ishte prezantuar me emër dhe mbiemër dhe as nuk i kishte
thënë se për kë media punonte, e kishte pyetur në përgjithësi nëse
mendonte se Tiranës i nevojitej një teatër i ri.
“Unë i thashë po, Tiranës i duhet një teatër,” shpjegoi Petrovci për
BIRN, duke argumentuar se ai foli për mënyrën se si një vend duhet
të ndërtojë një teatër kombëtar. “I thashë se teatri duhet të jetë një
ndërtesë të cilës publiku i qaset nga të gjitha anët,” shtoi ai. “I thashëgjithashtu se mendoj se ideale do të jetë që në Tiranë një teatër i tillë
të ndërtohet te “Taivani” ose te “Piramida”. Nuk i thashë që mbështes
shembjen e teatrit kombëtar aktual,” tha Petrovci. Sipas tij, një
ndërtesë teatri nuk duhet të ketë asnjë ndërtesë tjetër afër, duke
dhënë shembullin e Teatrit Kombëtar të Zagrebit.
Pas publikimit të “lajmit” në shumë portale të Tiranës dhe Kosovës,
Petrovci tha se ishte përpjekur ta përgënjeshtronte lajmin duke
kontaktuar media të ndryshme por pa efekt.
“Desha t’i them kryeredaktorit që ta qesë nga puna atë gazetaren, por
nuk ia dola”, tha Petrovci. I mërzitur me rrengun, Petrovci tha se
është betuar se nuk do të japë më asnjëherë interevistë përmes
telefonit për asnjë gazetar.
BIRN nuk ishte në gjendje të identifikonte gazetaren që bëri
telefonatën te Petrovci dhe as median që e publikoi lajmin e para. Nga
kërkimi në Google rezulton se lajmi është botuar në shumë media dhe
në asnjë rast nuk ka emër autori. Në raste të ndryshme, në fund të
shkrimit ka iniciale të ndryshme. Në Agjencinë Telegrafike
Shqiptare lajmi është botuar me akronimet a.g në fund ndërsa në
shumë portale të tjera është botuar pa emër dhe pa burim.
Shqipëria është zënë nga debati mbi planin e qeverisë për të
shkatërruar teatrin ekzistues dhe për të dhënë tokën publike me
koncesion për një kompani private për të ndërtuar disa pallate dhe një
teatër të ri.
Javën e kaluar, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro falënderoi ata që
ajo i quajti, një listë me artistë që mbështesnin planin e qeverisë,
duke paraqitur një peticion dhe një listë me emra pa firma. Por i pari
në listë, aktori legjendar Pirro Mani, sipas bashkëshortes së tij Pavlina
Mani të pyetur nga Gazeta Shekulli, rezultoi se gjendet në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës në pleqëri të thellë dhe nuk kishte firmosur
kurrfarë dokumenti.
Asnjë nga mediat që publikoi lajmin mbi deklaratën e Petrovcit nuk
rezulton të ketë publikuar sqarimet e tij mbi keqpërdorimin e
deklaratës./Reporter.al



2 Comments

  1. ju ka ber rama mutngrenes mutin ju japin top chanel.ertv,vizion plus,7 tv,news 24,ora news,qenef news,tema bashbakan qenef,shqiptrja mut ,com e ania bashes,kari me bole i bollinos,klani i pederit fevziu etj,etj.me nje fjal blushi,mero baze,muq nano,mingjozi,ylli ndroqi,ilva tare,baba karo,nazarkot,sokol palla,ervin byth qili,etj mut kazani te mutit te stalinit edvin qelbesir rama.

  2. ju ka rama mut lapsi ju a shkrun,po i shave ramen si dita e tema tash me plumb te gjujn.ju ka rama derra ,ju ka xhafa thi,dit e nat nenat motrat e vllezrit roshi,balla frroku e doshi o jan duke ju qir.ju ka ruqi gica ju ka braho lop.ju ka ber kazan ju ka ber qenef.e ju bashk me lapsin kur ju dhjen rama ju duket qejf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *