• |
ide | kryesore

Bruno Mars, një koncert për tu mbajtur mend në Glasgow

Paparazzi, Slider



Këngëtari i famshëm Bruno Mars së fundmi ka dhënë një koncert madhështor në Glasgow, ku i vënë flakë skenës.

Edhe pse ngjarja u komentua me shumë humor pasi ndodhi, fillimisht të gjithë u frikësuan. Koncerti u ndërpre pasi pajisjet e ndriçimit morën flakë për shkak të fishekzjarrëve të mëdha që u hodhën.

Bruno Mars u largua menjëherë nga skena, ndërkohë që në ekranin e madh u publikua një lajmërim për ndërprerjen e koncertit. Pasi çdo gjë u rregullua, këngëtari u kthye dhe nisi t’i këndojë publikut me fjalët i vumë flakën skenës.

Foto të këtij momenti u publikuan menjëherë në rrjetet sociale dhe u komentuan me shumë humor nga fansat e këngëtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *