• |
ide | kryesore

Elvis Rroshi pranon dënimet, arrestimet dhe dëbimet në Itali, Zvicër dhe Gjermani

Lajme, Të fundit



Ish kryebashkikau i Kavajës, Elvis Rroshi, mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama i dha fund përpjekjeve për t’u shfaqur në publik si qytetar me një të kaluar të pastër. Rroshi kërkoi gjykim të shkurtuar në procesin ku akuzohet për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, dokument në të cilin ka fshehur dënimet, arrestimet, dëbimet dhe masa të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Me kërkesën për gjykim të shkurtuar, Rroshi praktikisht pranon akuzat e prokurorisë pet “Falsifikim të vulave, stampave apo formularëve”, duke i dhënë fund mohimit që i ka bërë të vërtetës për shumë kohë. Gjatë seancës në gjykatën e Tiranës, Rroshi mësohet se është justifikuar me faktin se duhej të kishte marrë avokat në momentin e plotësimit të formularit të dekriminalizimit.

Elvis Rroshi fitoi për dy mandate rresht Bashkinë e Kavajës, deri kur Prokuroria e Përgjithshme zbuloi problemet që kishte pasur ai me ligjin.

“Gjithashtu në vitin 2015, DEA/USA ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritetet zviceriane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion” thuhej në njoftimin e prokurorisë kur u bënë publike akuzat ndaj Elvis Rroshit.

Për vite me radhë, Edi Rama e mohoi të kaluarën e bashkëpuntorit të tij në Kavajë duke ironizuar akuzat e opozitës. Një ndër veprat penale ku ishte përfshirë Elvis Rroshi në Itali, ishte edhe ajo e përdhunimit në grup.



3 Comments

  1. lum qelbesirat qe e kan llojin perverz rama,roshi,frroku,geron e fatmir xhafa,olsi e doshi,artur busha e prenga,pjerdh e dhin ndrea e paulina sterka muti,spiropela e balla qe ter jeten kan hanger ZE stalinit,enverit,titos,popoviqit,mugoshes,ra,izit ,ruqit,metes etj PALLA e ngjala.keta krymba qenefi te lindur ne qenef negjmije e te ngjizur ne qenefin rus nuk e kan me dert kush jua fut mjafton te jet pall,kokain e bar.

  2. per R rroshin e di gjithe qyteti i Kavajes , zona per rreth qe ai ka qene dhe eshte akoma trafikant droge e prostucioni : Prokuroria duhet te veproje dhe duhet ti sekuistroje te gjitha pronat dhe qytetin turistik qe ka ai ne Golem te blera dhe te bere me leket e pista se per ndryshe nuk ka dhe nuk mund te veme drejtesi per viktimat e krijuara nga ai se per ndryshe njerezit do bejne vetegjygjesi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *