• |
ide | kryesore

Fshati që shet votën, flasin banorët: 50 mijë lekë na japin edhe PS, edhe PD

Lajme, Të fundit



Banorët e fshatit Bartanesh në Krujë çdo fushatë zgjedhjesh shesin votën e tyre kundrejt 50 mijë lekëve, si rrjedhojë e varfërisë.

Grupi i xhirimit të Fiks Fare udhëtoi drejt Bartaneshit i cili ndodhet vetëm 6 kilometra larg Krujës , por rruga e keqe pothuajse ka izoluar fshatin dhe banorët e tij. Problemet nuk kanë të sosur në fshat dhe për këtë arsye gjendja ekonomike e banorëve është e keqe. Madje ata shprehen për Fiks Fare se koha më e lumtur për ta ka qenë koha e komunizmit.

Nuk i ka ra kujt ndërmend a jena gjallë a jena vdek.
Vijnë për votat?
Po na kanë dhënë nga 50 mijë lekë për person me i dhënë votat PS-së. Unë kam dy vota, më kanë dhënë 100 mijë lekë për ti dhënë votën PS.
Pse e shite votën?
Unë nuk ja kam dhënë votën jo, por lekët ja kam mor.

Banori tjetër
Ju zotëri ju kanë dhënë 50 mijë lekë për zgjedhje?
Po, gjithë fshatit.
Po më përpara kish ka fituar?
PD
Ata ju dhanë lekë?
Po edhe ata.
Dmth kush vjen këtu jep 50 mijë lekë dhe fiton?
Po.
Pse e lejoni të bliheni me 50 mijë lekë?
E bëjme prej hallit. S’kemi cfarë të bëjmë, skemi ku të jetojmë.

https://www.youtube.com/watch?v=BViblq0rc0k&feature=youtu.be



4 Comments

  1. Kete radhe nese e doni rrugen , perveç votes jepni edhe bythen dhe do shikoni rruga do behet . Popull palaço

  2. dhe kush ka ber intervist bythshitesi me i madh ne bot edvin kristaq ben blush rama.tv me pervers se top chanel nuk ka ne bot,me para droge e kokaine shto prostitucioni nisi dhe me kete vazhdon.po nuk u mbyt pronari i keti qenef tv me nje lavire ne ferrari,dhe ket tan mutin e ben hero asaj lavures qe i kishte quar rama nuk i permendet as emri.

  3. Kete rradhe kerkoni euro jo leke, dhe e keni ngritur shume pazarin.Ne ketej na jugu e shesim voten dhe per 20000 lek dhe nje dopjo raki.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *