• |
ide | kryesore

Godet sërish Tërmet Peçi, ‘dorëzon’ tek turqit Kalanë e Ali Pashë Tepelenës

Lajme, Të fundit



Otomanët e djeshëm e vranë Ali Pashë Tepelenën duke i prerë kokën, për të frenuar në këtë mënyrë përpjekjet e tij në ndërtimin e një shteti të pavarur shqiptar. Por sot kohët kanë ndryshuar aq shumë, sa çuditërisht në jo pak raste kemi dëgjuar të flitet për ‘vëllazëri’ me turqit e sotëm. Në kuadër të kësaj klime ndodhin edhe gjëra që ndoshta s’mund të imagjinoheshin shekuj më parë. Si për shembull ‘dorëzimi’ i Kalasë së Ali Pashë Tepelenës tek turqit për restaurim. Një ditë më parë kryebashkiaku Tërmet Peçi priti në zyrë ambasadorin turk në Tiranë, Ahmet Yöruk. Peçi i kërkoi atij ndihmë për restaurimin e kalasë.

“Së fundmi dua të kthehem në diçka më konkrete, çka është vërtet e nevojshme pasi kemi gati 17 projekte në fushën e infrastrukturës, ku midis tyre do veçoja projektin e kalasë së Ali Pashës, si një nga “armët” më të forta për zhvillimin e turzmit në Tepelenë”… u shpreh Peçi gjatë takimit me diplomatin turk.

Ndërkohë ky i fundit e mirëpriti kërkesën e kryebashkiakut të Tepelenës për restaurimin e Kalasë së Ali Pashës, për të cilën thotë se është një trashëgimi e përbashkët me Turqinë.

“Propozimi juaj për kalanë e qytetit më pëlqen shumë dhe jemi të hapur për të financuar në ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët. Ne kemi dy fondacione tepër të fuqishme ku mes së cilave kemi zhvilluar mjaft investime në Shqipëri dhe unë premtoj se një prej tyre, do jetë i gatshëm të investojë në kalanë e Tepelenës, për rijetëzimin e arkitekturës otomane, duke ju dhënë mundësinë ju dhe qytetit, të realizoni atë që keni dëshirë dhe sfidë. Ne do të ndihmojmë që sëbashku të mund të kemi më shumë përfaqësi të shtetit tonë këtu dhe biznese që zhvillojnë ekonominë. Shumë shpejt ju presim në Tiranë për të nisur projektin e parë dhe t’i hapim rrugën të tjera projekteve…” tha ambasadori Ahmet Yoruk.



9 Comments

  1. Mos u ngaterroni kot , Po kethejne demshperblimet e luftes peseqind vjecare ….!
    Na kane dashur shume … jo me kot na quaje edhe vellezer.

  2. Do -erdoganizohet-c’do institucion me urdher te zv.-sulltan -edvin kristaq drogaxhiut-si areoportet ,kalate,bazat detare etj.

  3. ne fakt ali pashai turk ka qene, per sa kohe qe vriste shqiptaret per llogari te sulltanit, paçka qe turqit pasi e perdoren e hodhen siç e kane zakon, ne ketej themi pune turku pune muti

  4. Kjo gazete ja ka mare doren se si ndersehen zagaret. Ben nje titull lajmi komplet paradoks dhe pa humbur rastin zagaret lehin.
    E para; Ali Pasha nuk ka bere shume per Shqiperine (madje ndoshta diku edhe e ka demtuar ate), por per Greqine
    duke e ndihmuar ne rrugen e pavaresise saj.
    E dyta; ajo qe duhet te ndihet inferiore eshte Turqia e cila po paguan para per restaurimin e keshtjelles se armikut
    te saj dhe aspak Shqiperia.
    E fundit; Termet Peci duhet pergezuar per ate qe harrine te siguroje fonde per mirmbajtjen e qytetit pa demtuar
    arken e shtetit.
    A e kuptoni se c’fare idiotesh jeni!!!!!?

  5. Ore ti Me emer i shtove tufes edhe nje idiot qe lexoke me bythe.
    Turkak Okar thote trashegimi e perbashket qe do te thote kulturore dhe jo prone fizike sic e interpreton ti.
    Ka te drejte ai me siper qe ju klasifikon idiote se te tille jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *