• |
ide | kryesore

I vjedhin shtëpinë, aktorja turke tregon tmerrin që përjetoi

Paparazzi, Slider



Aktorja dhe këngëtarja 54-vjeçare Hulya Avsar, e njohur për rolin e Safijes në serialin “Sulltanesha Kosem”, ka treguar tmerrin që përjetoi nga një hajdut që i hyri në shtëpinë e pushimit. Gjatë një interviste të fundit për mediat turke, aktorja tha se ishte me pushime në Ayvalikut, kur në shtëpi i hyri një hajdut, me të cilin shpëtoi për pak edhe nga përplasja fizike.

Siç tregon ajo, edhe pse e frikësuar, kishte vendosur ta ndiqte, por ai i kishte hedhur çantat nga ballkoni dhe ia kishte mbathur me të katra. Nga dhoma ku ishte futur, kishte dalë me shpejtësi drejt shkallëve dhe ishte zhdukur.

“Isha shumë afër, pothuajse po e kapja, kur vura re se isha me këmishë nate. U ktheva dhe hodha diçka sipër, por kur dola ta ndjek, ai ia mbathi. Mori çantat në oborr dhe u zhduk” – ka rrëfyer aktorja duke shtuar se më pas kishte telefonuar edhe policinë. Nga hetimi, policia kishte vënë re se hajduti kërkohej për shumë vjedhje në zonë.

Në shtëpinë e aktores, ai kishte vjedhur rreth 300 euro, kartat e kreditit, kartat e identitetit, çelësin e makinës si edhe dy palë vathë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *