• |
ide | kryesore

Kulisat/ Pse PD-LSI zgjodhën të kallzojnë penalisht Ramën?

Kryesore, Lajme

Me një lëvizje të mbajtur të fshehtë deri në çastet e fundit Partia Demokratike dhe LSI i janë drejtuar prokurorisë me një padi për kryeministrin Rama. Mesditën e kësaj të mërkure, kryetaret e grupeve parlamentare te opozites, ai i PD-se, Edmond Spaho dhe i LSI-se, Petrit Vasili kanë dorezuar një kallezim tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. “Kërkojmë hetim penal ndaj Ramës për pengim të të vërtetës, për fshehje të të vërtetës duke mos dorëzuar provën e ekspertimit në një nga laboratorët më të mirë të botës”- tha Edmond Spaho. Sipas Petrit Vasilit, “kjo prokurori nuk ka perfunduar ende ekspertimin e audiopergjimit, ndërkohe qe Rama e kishte atë, menjëherë”.

Pikërisht, nga ky krahasim lindin dyshimet që e kanë bërë opozitën të ngrejë padi penale sepse pyetja shtrohet: si ka mundësi që për një gjë që dukej aq e thjeshtë dhe aq e kollajshme, sa Edi Rama e zbardhi brenda pak orëve, prokuroria po sorrollatet pa fund?

Fillimisht, organi i akuzës njoftoi se hapi procedimin penal në 17 maj. Që atëherë u ngritën dyshimet e para: Pse u la Agron Xhafaj të ikte menjëherë? Pse atij nuk iu morën mostrat e zërit me të njëjtën pajisje që pretendohej se e kishte regjistruar Babalja? A po i hapej shteg këtu manipulimit?

Lexo më tej:

Dëshmitari X i audiopërgjimit, Albert Veliu, flet Fatmir Xhafaj: Qytetari dixhital i sajuar

Pro dhe kundër/ Të gjitha pikëpyetjet për vërtetësinë e përgjimit të Agron Xhafajt

Këto dyshime u bënë edhe më të mëdha, kur edhe Kryeministri edhe Ministri i Brendshëm thanë në publik se kishin në duar provën shkencore të një laboratori me famë ndërkombëtare, emrin e të cilit nuk e treguan kurrë. Kësaj propagande abuzive iu shtua edhe loja e prokurorisë. Një javë pasi kishte filluar procedimin, pra në 24 maj organi i akuzës nxori një njoftim me gjuhë të padeshifrueshme: “Jemi duke kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit. Eshtë dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit”.

Edhe në këtë rast, mungonte emri dhe besueshmëria e laboratorit. Në njoftim binte në sy togfjalëshi qesharak ku theksoheshin fjalët “ndërkombëtar” dhe “jashtë vendit”. Kushdo e kuptonte lehtë se laborator ndërkombëtar brenda Shqipërisë, nuk mund të kishte.

Një ditë më pas, në datë 25 maj, burime nga prokuroria i thanë televizionit pranë qeverisë Klan se ekzaminimi i audiopërgjimit të realizuar, në të cilin supozohet se është regjistruar një bisedë mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, “është dërguar nga autoritetet shqiptare në Itali, do të ekzaminohet në Institutin e Policisë Shkencore në Romës”. Sipas tyre “ky laborator vlerësohej nga ekspertët kriminalistë si një nga më të mirët për ekzaminimin e regjistrimeve audio dhe video. Këtë laborator e ka përzgjedhur ministria italiane e Drejtësisë të cilës iu dërgua me letër porosi nga Tirana”.

Përgjimi/ A po manipulon prokuroria njësoj si Rama? Pikpyetjet e deklaratës së sotme

Ndërkohë që publiku priste të mësonte atë të vërtetë që Rama dhe Xhafa e mësuan brenda një dite, përgjigjia vononte dhe në tregun vendas u hodhen pandehma për një aktor që kishte lujtur rolin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, pra sipas këtij versioni, e gjitha qe një shpikje. Nga Roma pritej vetëm akti formal i verifikimit të këtij falsiteti. Këtë gjë ia kanë konfirmuar edhe gazetarëve zyrtarët më të lartë të qeverisë. Sipas tyre e vërteta do të zbardhej në pak ditë.  

Por, tani që ka kaluar afro një muaj e gjysëm, burime nga prokuroria kanë njoftuar sërish mediat se ekspertiza nga Italia do të transferohet drejt Londrës. Këtë 2 korrik mediat botuan dhe arsyen:“Ekspertiza italiane vonon për shkak të mungesës së kompetencave”.

Audio-përgjimi/ Dërgohet në Britani ekspertiza e zërit të Agron Xhafajt

Pra edhe njëherë një formulim absurd që ngre disa pikëpyetje: A mos kjo është një formulë e kujdesshme për të thënë se provat nga pala shqiptare janë servirur të përgjysmuara? A mos italianët nuk nxirrin dot përfundime me të dhëna të cunguara? A mos kjo është një taktikë që çështja të arkivohet, sipas traditës çudia nuk zgjat më shumë se tre ditë?

Ndërkohë që opozita i ka kërkuar vetëm një gjë të thjeshtë prokurorisë: të verifikojë me anë të qelizave telefonike nëse Akron Xhafaj dhe Albert Veliu ndodheshin në të njëtin vend dhe në të njëjtën orë në momentin që pretendohet se është kryer përgjimi.

Ky kalvar i marrjes së përgjigjes në një laborator shkencor të besueshëm po e rëndon pozitën e qeverisë dhe po shton gjithnjë e më shumë dyshimin e atyre që pyesin: Pse prokuroria dhe publiku nuk janë në gjendje të mësojnë atë që sipas Ramës dhe Xhafës ishte kaq e thjeshtë, dhe që atyre iu deshën vetëm pak orë për ta mësuar? Pikërisht për të vazhduar të lëvizi gishtin mbi këtë plagë, opozita ka luajtur sot kartën e kallëzimit penal të kryeministrit në prokurori. Jo se ka shpresë që Arta Marku do të dënojë Edi Ramën, por për të mbajtur gjallë valën e propagandës që e bën institucionin e akuzës një shtojcë të qeverisë.

©Lapsi.al 

12 Comments

  1. eeehuuu aaaa .. merre me leng se mishi u mbarua i thone kasaj pune.

    Doli nje kauze tjeter opozitare. keta vazhdojne dhe ne nje vrime i bien fyellit.

    Kesthu do ta rrezoni ramen ju ?

    Pergjigja qe ai ju ka dhene dhe ja u ka perseritur vazhdimisht eshte se ‘ e bera ne menyre private , per te qene i qete une vete’ .. Disa here e ka perseritur. Pra edhe nese e ka bere kete verifikim , gje qe pak gjasa ka te kete ndodhur, ai nuk eshte i detyruar tja paraqesi hetuesve. Nuk ka asnje ligj qe e detyron ate te dorzoje ne prokurori rezultatet e nje hetimi personal – privat .
    Eshte njesoj sikur Rama te paguante nje ‘ detektiv privat’ per te pasur me shume informaciion per kte ceshtje. Dhe dihet qe detektivet private nuk jane te detyruar ti dergojne provat ,gjejne ne prokurori , organ i shtetit.

    Kjo eshte thjesht nje shashke e madhe se asgje nuk do dali nga kjo histori, edhe zhurma do te jete me e vogel se zhurma e shashkes se vertete.

  2. Na knoqet or quna. E forte fare ishte
    ajo akuza per ” mashtrim te opinionit public” nga Rama.Sipas jush opinioni publik duhet ti besoje mikut tuaj babales .

  3. Shume i dobet shkrimi mando, nuk eshte populli i vitit 1991 duhet nje nivel tjeter i kesaj pacavure analize,sipas mandit opozita ka te drejte te mos ti dergoje dokumentat ne prokurori kurse mazhoranca duhet ta dergoje hetimin e vet ne prokurori. Bravo Mand.

  4. Ore po Saliu nuk dinte as emrin e baxhanakut,Bumci zhduku fare emrin e Zenit nga faxi,gjykatesi i gjykates se larte na del i denuar per vjedhje,pse cfare prisni qe te dali rezultati ajo do harrohet si dhe Tahiri qe po kenaqet buze detit.Nje mut jane te gjithe bashke me Moniqen e LSI.

  5. shkrim koti fare
    sa me bo zhurm se as i gjo nuk do dali
    kto thjesht dun me u justifiku ke elektoriati i vet se gjoja po sulmojn ramen
    ne e din shum mire se asgjo nuk do arrijn

  6. Ne 91 iken derrat e medhej e tash kan dal dergucat psardhesit e tyre te komentojne sindromi komunist ka leshuar rrenje te thella ne Shqiperi

      1. Te jesh krenar qe je komunist, eshte sikur te veteshpallesh i vonuar mendor. Me mjafton vetem te ndjej eren tuaj te qelbur qe ju vjen nga bythelepirja e shefit, per te qene krenar qe nuk jam si ju. Meritoni vetem te jetoni me shokun Kim.

  7. PS e sterbushur me kriminel Pervers.
    hiq ne larg se para 10 dite shoferi i xhafajt u ekzekutua.
    3.5 milion me vatyra toyoya u harruan dhe naskuan.
    36 tone trafik kanabisi ne evrop,sipas mediave te huja,vetem 2017,u maskuan dhe klasuan nga mafia e kuqe ps.
    saimir tahiri vetem u dekorua.
    qindra km2 deti ju dhuruan greqis.
    rama taksa shqiotarve per autiudhen e kombit,4 her me shtrejt se autorute e zvicres.
    Rama djegu diganat.
    Rama dhe ps beri qdigje qe shqioeria te largohet nga miqsia me amerik dhe evropa,dhe te futet ne kalifatin ottoman,tani kalifati islamik erdogan.
    stop se krimet e ps nuk ndalen kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu