• |
ide | kryesore

Ligji i magjistraturës/ Monika Kryemadhi mohon negociatat me Partinë Socialiste

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim Monika Kryemadhi mohoi deklaratën e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla që tha se ka negociata me Lëvizjen Socialiste për Integrim për ligjin e Magjistraturës që kërkon 84 vota në parlament. Në një shënim të saj në rrjetet sociale ajo shkruan se, “asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të këtë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet, që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtoje me manipulime të tilla”. “LSI ka qënë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës”, shkruan Kryemadhi.

Ajo që bie në sy është se deklarata e Taulant Ballës u bë ditën e hënë, ndërsa përgënjeshtrimi nga LSI vjen dy ditë më pas.

Shënimi i plotë i Kryemadhit:

LSI nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën!

Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të këtë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet, që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtoje me manipulime të tilla.

LSI ka qënë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës.

Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshem të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet t’a ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI.

Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës!

Të shpëtosh sot Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh përfundimisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz.



3 Comments

  1. Dikur ishin me PDne,pastaj me PSne,tani kane ngelur vetem si mut.

    Ti Monika e mohon kete ligj sepse je e perlyer koke e kembe me korrupsion e vjedhje fondesh.

    Parti e qelbur hajdutesh LSI

  2. Ju jeni Parti Prostitute qe shkoni sa me nje kurvar edhe me tjetrin per pare qe per hir te se vertetes deri tani keni bere hajer per veten tuaj, nga koke Shqope me morra Skrapari dhe bythgrisur Kombinati, me vila ne plazhe dhe male.
    Por,…nuk eshte faji dhe as merita juaj. Fal atij populli injorant ju do te vazhdoni te majmeni.
    A do vazhdoje te funksionoje ne kete praktike politika qe nese burri ka nje pozite e gjithe familja e trashegon pushtetin packa se ne perberjen e saj ka deficente funksional!?
    Nuk i dihet por nje gje eshte tashme e provuar qe nese vjen nje dite ku “keshtjella” juaj renohet ju perfundoni ne plehera te pa riciklueshme.
    Nje gje eshte e vertete ju nuk beni gjume dhe jete te qete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *