• |
ide | kryesore

Marrëveshja Shqipëri-Greqi/ Bushati takohet në Bruksel me Kotzias

Lajme, Të fundit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është takuar me homologun grek, Nikos Kotzias gjatë samitit të NATO-s në Bruksel. Të dy ministrat biseduan për ecurinë e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tani si dhe vijimin e diskutimeve për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.

Takimi Bushati-Kotzias vjen një ditë pas atij mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras. Biseda mes Bushatit dhe Kotzias vijoi në vazhdën e këtij takimi ku u fol rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh dhe vlerësimi i arritjeve të deritanishme.

Mes dy vendeve ka ende çështje që vazhdojnë të diskutohen nga grupi negociator, por kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin e një zgjidhjeje positive së shpejti.

2 Comments

  1. Kane vene bushatin per min jashtem nje figure shume shume shume te dobet kur e kane ditur shume shume shume mire qe akordi me Grekine ishte pas kthesës. Te felliqur

  2. Ore shume e puth ky greku kete cunin e Sules.E kini vene re?. Mos po na i mer kalane nga brenda .Se ketij i ka dale dhe nami nga Amerika Latine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu