• |
ide | kryesore

‘Ndryshim kufijsh Shqipëri-Greqi’, deklarata e Hahn trondit Athinën

Kryesore, Lajme

Si bombë është dëgjuar në Athinë deklarata e Komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johanes Hahn. Në një konferencë për media gjatë Samitit të Londrës, Hahn tha ndër të tjera se do të ketë një ‘ristrukturim kufijsh mes Shqipërisë dhe Greqisë’.  Hahn iu referua negociatave mes dy vendeve për çështjen e detit dhe arritjen e një marrëveshjeje, për të cilën ai tha se është diçka e rëndësishme dhe vendimtare për qytetarët. Por kjo deklaratë e tij shkaktoi stuhi në mediat greke, aq sa detyroi Komisionin Europian që të bënte një deklaratë sqaruese.

“Komisioneri theksoi nevojën për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dypalëshe para çdo zgjerimit të ardhshëm të BE-së. Ai iu referua bisedimet në vazhdim greko-shqiptare për zonën ekonomike ekskluzive, të cilat natyrisht mund të realizohet vetëm mbi bazën e një marrëveshje reciproke të pranueshme”, thuhet në deklaratën e Komisionit Europian, duke përjashtuar që ajo çfarë tha Johanes Hahn të lidhet me kufijtë shtetëtor. Deri më tani nuk ka një reagim nga qeveria greke për deklaratat e Hahn. 

Por mediat greke shkruajnë më tej për një çështje që është debatuar gjatë edhe në Shqipëri: zgjerimin me 12 milje të kufirit grek në detin Jon. Ato e bëjnë fakt diçka të tillë duke iu referuar deklaratave të ministrit Kotzias.

Sa i përket marrëveshjes mes dy vendeve, mediat greke shkruajnë për momentin ajo është ende e ‘ngrirë’ pasi herën e fundit, pala shqiptare ka ardhur në bisedime me një ‘axhendë të vazhdueshme të alternuar’,  një qëndrim që për palën greke konsiderohet si problem serioz. Por nuk specifikohet më tej se pë çfarë bëhet fjalë.  

Një ditë më parë kryeministrat Tsipras e Rama u takuan në Londër. Rama u shfaq optimist për arritjen e marrëveshjes me Athinën, por sipas burimeve diplomatike, pala greke është ende e kujdesshme, shkruan Zogula.gr

‘Siç është e njohur në të kaluarën dy vendet kishin arritur një marrëveshje për kufirin detar, por ajo u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese dhe sipas burimeve diplomatike, kishte ndërhyrje nga Ankaraja. Që atëherë, marrëveshja është në pritje’, raportohet në mediat greke.

© LAPSI.al 

14 Comments

  1. Ne i tervisten e fundit te Ditmir Bushatit dhene per agjensite e huaja nga londra, thuhet se pas takimit te dy kryeministrave ne Londer, Rama i fal Greqise 1200 km2 akuator ne detin Jon. Keto jane lajmet e fundit per ceshtjen te botuara nga mediat e huaja. Ne shqiperi ose nuk ka gazetari ose fshehin te verteten. Ndryshe i bie qe mediat e huaja tallin menderen me ne!

    1. Kete lajm qe the edhe une e kam lexuar ne nje media te huaj. Nuk na kane fajin gazetaret tane, madje asvetem politika. Fajin kryesor e kemi vete ne. E shikon qe edhe kur na lajmerojne akoma ne kohe qe po na merret hapesire detare me vlere te jashtezakonshme ekonomike, ne jo vetem nuk reagojme por mbrojme partine. Shiko komentues qe komentojne cdo dite. Parti opozitare qe mbrojne teatrin por jo detin. Kryeminister,te cilin per fat te keq e kam votuar, qe nuk i besohet me asgje.Fuqine e madhe qe i dhame me shprese qe pa nevojen per LSI ky do na beje mrekullira, e ka bere kryeministrine tone te mendoje se Shqiperine e ka nje placke personale dhe mund te beje cte doje ai.Dhe ne fakt kur ai lexon komentet tona, qe 50% e mbeshtet ate edhe kur shet detin, pse te mos mendoje ashtu? O idioter, jepjani voten prape Rames por per detin mos e mbeshtetni,se akoma jemi ne kohe ta ndalojme kete gje

  2. Geri tallin menderen me shitjen e shemtuar qe i bejme interesave kombetare ne menyre te paprecedente. Mediat ne shqiperi jame ne taven e Rames dhe kazanin e Metes, te pakten Berisha po flet, por jo Luli i vocer.

  3. problemi eshte se per momentin nuk kemi gjykat kushtetuese. duket sikur gjerat jan ber qellimisht qe edhe nqs firmoset nje marveshje , kjo marveshje nuk mund te shikohet e vleresohet nga gjykata kushtetuese (ishte ajo qe hodhi posht marveshjen e felliqur te 2009) sepse per momentin GJYKATA KUSHTETUESE NUK ESHTE FUNKSIONALE. Politikanet tane, historikisht (pavarsisht cfar perfaqsojn) i kan shit interestat kombetare per icik pushtet e sulltanat. Duhet te jemi te gjith vigjilent dhe te reagojm fort nqs cenohen interesat kombetare.

    1. Ke ngritur nje problem qe shumica e njerezve, qofte politikanet apo gazetaret, as se kane vene re fare. Gjykata jone Kushtetuese nuk eshte funksionale.Ne anen tjeter kam vene re qe, kjo ceshtja e teatrit eshte glorifikuar shume, dhe kam menduar qe ndoshta edhe ketu ka gisht greku, per te terhequr vemendjen nga marreveshja e shumepritur per detin.

  4. Deklarata e Hahn trondit Athinën. Ne kohen kur, Athina nuk ka as shansin me te vogel te dale e humbur nga kjo marreveshje sepse eshte shtet shume me i fuqishem se ne, ka me shume miq ne Bashkimin Evropian. na ka ne dore qofte duke u bere presion emigranteve tane por sidomos me presionin e vetos per ne BE, ata prape si nacionaliste qe jane, kane frike se mos valle kjo marreveshje nuk eshte me e mria qe ata duan, dhe sado qe shanse minimale ka qe marreveshja te jete ne disfavor te grekeve, dhe ata e dine kete, prape i frikesohen me te keqes, dhe alarmohen, tronditen.
    Kurse ne shqiptaret, ne kohen kur politikanet tane gjithmone qe nga Esat Toptani shesin interesat kombetare shume kollaj.Ne kohen kur kjo marreveshje u be njeher ne disfavorin tone dhe ne favor te grekeve dhe sic po shihet prape ashtu do perfundoje, Ne kohen kur politikanet tane mund te korruptohen, shantazhohen apo qofte edhe nga mosdija apo nga korruptimii eksperteve teknik, ne nuk shqetesohemi por vazhdojme gjumin.Ne nuk tronditemi si greket edhe pse kemi shume me shume arsye se ata te tronditen, ne bejme sehir. Keta jemi ne, keshtu qe ndoshat e meritojme rezultatin e kesaj marreveshje

  5. Gazetare MOS PUSHONI SE SHKRUARI per Faljen qe i behet Hapesires Ajrore-Detare dhe Pasurise se Jashtezakonshme qe ka kjo hapesire dhe qe eshte nje TRADHETI E PASTER KOMBETARE. Per momentin Lerini Teatrin, Kontrabanden dhe cdo gje tjeter te Rendesishme ne situatat shqiptare por le te merremi me ME TE RENDESISHMEN E KOMBIT SHQIPTAR dhe per Brezat e Ardhshem te saj qe po i FALET me PA TE DREJTE nje Pasuri e Papershkruar. Te Dyja Partite jane TRADHETARE ne kete Falje. Por Ju si Gazetare NUK DUHET TE PUSHONI dhe te Ngrini Popullin me mundesite qe u jepen. Veprimi i “sotem” i Qeverise BANDITESKE Rama eshte TRADHETI! Gjoja u foli shqiptareve dhe grekerve per Akropolin por Kalin e Trojes Shqiperia e ka Pasur dhe e ke ne KRYE TE PUSHTETIT per Dekada! POSHTE TRADHETARET!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu