• |
ide | kryesore

Nisin hetimet për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza

Lajme, Të fundit



Sikurse pritej, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur sot hetimet për gjyqtari Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Thanza akuzohet për deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit.

Hetimi ka nisur nga Seksioni i Dekriminalizimit në organin e Akuzës.

Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza kaloi dje në sitën e vetingut, ku rezultoi më një sërë problemesh.

Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lexoi raportin e ILDKP ku thuhet se Thanza ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk ka burime financiare të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e tij.

Gjithashtu gjyqtarit Thanza iu zbulua një dënim me burg dhe një gjobë në Itali për vjedhje.



1 Comment

  1. E kush tha se Vetingu nuk po jep rezultate ????

    Dale nga dale po i hedh ne koshin e plehrave keto shushunjat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *