• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Historia e pabesueshme e kalimit të Ronaldos nga Real te Juve

Arkiva, Kryesore, Sport



CEO i Juventusit, Beppe Marotta, i ka zbuluar prapaskenat e transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, duke thënë se e gjitha kishte filluar me Joao Cancelon, mbrojtësin portugez që iu bashkua Juves javë më parë. Duke qenë se Cancelo dhe CR7 kishin të njëjtin menaxher, të njohurin Jorge Mendes, u bë i mundur kontakti mes dy klubeve. Për këtë ndihmoi edhe një kleçkë në kontratën e Ronaldon me Realin. Kur lojtari kishte nënshkruar me presidentin perez, klauzola e lënies së tij të lirë ishi shifra e çmendur prej 1 miliardë eurosh. Por ata kishin bërë edhe një pakt xhentëlmenësh: kjo shifër ishte e vlefshme vëtëm për klubet miliardere si PSG, M City, Chelsa etj, për kampionatet si ai ilatian, gjerman, amerikan apo kinez ajo nuk do t’i kalonte 100 milionë euro. Ndoshta atëherë Florentino Perez (poshte)nuk e kishte mednuar se një klub italian mund ta paguante një shifër të tillë.

Por ja që Ronaldo ishte mërzitur tek Reali, ai nuk mund të duronte që Mesi apo neymar të ishin më të paguar se ai, prandaj ai po kërkonte një rrugëdalje. Dhe këtu luajtën rol kontatet e Mendes me Beppe Marotën për transferimin e Cancellos. Në këtë tratativë luajti rrol edhe dëshita e CR7 i cili përpos etjes për para është i veshur edhe me delirin se i vetëm mund ta shndërroj Juventusin në klubin më të fuqishëm të kontinentit. 

“Cristiano Ronaldo ishte i pari që besoi në këtë marrëveshje, i pari që e nisi. Ai e zgjodhi Juventusin”, zbuloi Marotta 61-vjeçar për Corriere della Sera. Ai tregoi se aksionerët e kampionit italian kishin vendosur ta mbështesnin klubin në operacionin Ronaldo menjëherë pasi që e kishin kuptuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të arrihej.

“Kur e kuptuam se mund ta shfrytëzojmë këtë rast, aksionerët ranë dakord ta përkrahin klubin. Insistoj, ka qenë performancë e jashtëzakonshme ekipore. E gjitha nisi kur negociuam për Cancelon, i cili e ka agjentin e njëjtë si Ronaldo, Jorge Mendes”, shtoi ai

Mediat italiane raportojnë gjithashtu se Juventusi vendosi paguajë çmimin e Cristiano Ronaldos pasi kishte indicie se duke shitur Gonzalo Higuainin dhe Daniele Ruganin në Chelsea për 100 milionë euro do arrinte ta plotësonte shumën.
Transferimi i Ronaldos nga Real Madridi u kompletuar të martën pasdite për 100 milionë euro, i cili do të paguhet me dy rata në dy vite, ndërsa 12 milionë euro do t’i shkojnë klubeve të tij të kaluara.

Nga ana tjetër menaxheri i CR7, Jorge Mendes deklaroi se  “Juventusi do të jetë klubi i tij i fundit. Jam i lumtur që ka marrë këtë vendim. Me këtë skuadër është mrekulli ta përfundosh karrierën e mrekullueshme”. “E falënderoj presidentin Andrea Agnelli në veçanti për përkushtimin dhe dëshirën e tij që të negocojë me Real Madridin dhe po ashtu Beppe Marottan për profesionalizmin e treguar”, ka deklaruar Mendes për këtë operacion që u mbyll me një fund të lumtur për të gjithë, si për Juventusin që kristalizioi ëndrrën për tu rikthyer në majë të Europës, si për Realin që po kërkon të hapë një cikël të ri pas fitores në tre Liga kampionesh radhazi.

©Lapsi.al 

 



1 Comment

  1. Spanjollet u treguan me dinjitoze se italianet. Te paret e rriten dhe i volen frytet, por edhe e fershellyen kur e tepronte me finte apo cinizem. Sukseset dhe trofete idivid-klub ishin te ndresjellta. Ndersa tani italianet as me shume e as me pak po i festojne pensionin, dmth feste alla italiano-juventine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *