Qeveria ka miratuar sot bonusin për dhënien e aeroportit të Kukësit me koncesion. Sipas vendimit të publikuar në faqen e Kryeministrisë, thuhet se qeveria ka marrë një ofertë të pa kërkuar për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit.
Në vendimin e sotëm të Këshillit të ministrave u vendos që qeveria t’i japë 8 pikë bonus bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, që kanë bërë ofertën e pa kërkuar.
Ky aeroport nuk është vënë në funksionim që prej vitit 2006 kur përfundoi ndërtimi i tij. Ky aeroport që pritet të shfrytëzohet për fluturimet me çmime të ulëta, por nuk dihet ende kur do të vihet në funksionim. ©LAPSI.al
Pas rrukes se KOMBIT, me takse;;;KASTRATI;; pse mos tia jape edhe aeroportin po ketij? Te shohim se a do e lere ne koncesion,,, VILEN E SURRELIT..
Ky po mori nje mandat te trete ka per te dhene dhe Linden me Ajolen me koncesion…
Ato nuk i hyne ne pune as dreqit… Mos sa po shoh kam frike mos perfundojme dhe ne me koncesion!!!