• |
ide | kryesore

Samit katastrofik i NATO-s? Trump sulm të paprecedent vendeve aleate

F1, Planet



Donald Trump akuzoi sot Gjermaninë, aleaten e NATO-s, se është e varur ndaj Rusisë, sepse blen energji nga Moska.

“Gjermania është rob i Rusisë.” – tha Trump në një takim me sekretarin e përgjithsëhm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Me këtë të fundit Trump zhvilloi takimin e parë, që prej mbërritjes në Bruksel. “Është shumë e papërshtatshme”. – shtoi presidenti.

Trump vazhdoi të ankohej se Shtetet e Bashkuara pritet që t’i “mbrojnë vendet kundër Rusisë”, pavarësisht se Gjermania “bën miliarda dollarë” pagesa në Moskë për energjinë.

“Unë mendoj se kjo është diçka që NATO duhet t’a shikojë. Gjermania kontrollohet plotësisht nga Rusia”.– tha Trump.

Këto komente ishin një kritikë e jashtëzakonshme që një president amerikan t’i bëjë një aleati të ngushtë të SHBA-ve dhe ka gjasa që të rrisë tensionet midis SHBA-ve dhe aleatëve të saj europianë. Në të vërtetë, ndërsa Trump veçoi Gjermaninë, ai gjithashtu vuri në dukje se “shumë” vende të NATO-s kanë bërë marrëveshje me Rusinë.

Këto fjalë të Trump bënë që sekretari i përgjithshëm zakonisht i qetë i NATO-s, Jens Stoltenberg, të përgjigjej prerazi. Ai bëri disa përpjekje që të bindte Trump mbi rëndësinë e ruajtjes së kësaj aleance.

“Forca e NATO-s është që, pavarësisht nga këto dallime, ne kemi qenë gjithmonë në gjendje të bashkohemi rreth detyrës sonë kryesore për të mbrojtur njëri-tjetrin sepse e kuptojmë se jemi më të fortë sëbashku se sa të veçuar.” – i tha Stoltenberg-Trumpit.

Trump shpërtheu menjëherë: “Si mund të jesh bashkë kur një vend po furnizohet me energji nga një vend (Rusia) prej të cilit po kërkon të mbrohet?”

“Sepse ne e kuptojmë se kur qëndrojmë sëbashku, edhe në rastin e Rusisë, jemi më të fortë” – iu përgjigj Stoltenberg.

Trump kundërshoti argumentin e stoltenberg, duke thënë se gjermania është “duke e bërë Rusinë më të pasur” dhe përsëriti përsëri pretendimin e tij se “Gjermania është rob i Rusisë”, para se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të dnërhynin për të nxjerrë gazetarët nga dhoma.

Minsitri gjerman i Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen, kundërshtoi me forcë shqetësimet rreth ndonjë “varësie” gjermane ndaj Rusisë, në një intervistë që dha dje për CNN, duke thënë se Gjermania “ka një përzierje shumë diverse të furnizimeve me energji”. Leyen gjithashtu vuri në dukje se Merkel ka qenë në ballë të përpjekjeve diplomatike për të frenuar agresionin rus në Ukrainë.

Gjermania importon rreth 94% të gazit natyror. Në vitin 2015, 35% e gazit të importuar erdhi nga Rusia, ndërsa 34% vinte nga Norvegjia dhe 29% nga Hollanda. Por, importet gjermane të gazit rus janë rritur në vitet e vundit, sipas eksperëve.

Shumica e gazit rus është dërguar në Europë nëpërmjet një tubacioni që kalon përmes Ukrainë, një marrëveshje që shihet si e rrezikshme për shkak të tensioneve gjeopolitike në rajon.

Planet për një tubacion të ri të gazit që do të anashkalojë Ukrainën, Nord Stream 2, kanë ekzistuar prej vitesh, por projekti mbetet ende i diskutueshëm. Gjermania arugmenton se tubacioni i ri do të siguronte më shumë siguri energjitike.

CNN, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. Po ç’i ke more Bushat këto “sulme” kundër opozites shqiptare e kundër Trumpit, që po “sulmokërkan” qeverinë Rama apo aleatët europianë ?
    Je i bindur vërtetë se kjo qeveri është në rrugë të drejtë e nuk duhet kritikuar apo që të gjithë qeveritë apo politikanët europianë janë të pagabueshëm ?
    Që të kritikosh një politikë të gabuar apo të denoncosh një krim, kjo në gjuhën shqipe nuk mund të quhet “sulm”.
    Në shpjegimin e Fjalorit të gjuhës shqipe fjala sulm ka kuptimin e një sulmi të padrejtë pushtimi, të një sulmi të dhunshëm kriminal, apo të sulmi për tu mbrojtur për mëkatet që ke bërë.
    Trump ka kritikuar (e jo sulmuar) politikën gjermane, se e ka lidhur shumë ekonominë e saj nga gazi i Rusisë e për pasojë ka krijuar vartësi nga Rusia e Putinit. Vartësia ekonomike pashmangshërisht sjell edhe vartësinë politike.
    Trump ka kërkuar që qeveria gjermane duhet të japë kontribute financiare për NATO-n si antare e saj, njëlloj si SHBA në bazë të raportit të buxhetit. Çfarë sheh në këto deklarata të Trump që ti i komenton si “sulme” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *