• |
ide | kryesore

Sherr mes deputetëve, opozita sulmon Arta Markun në Komisionin e Ligjeve

Lajme, Të fundit



Ka nisur me debate seanca e komisionit të ligjeve, sapo aty është paraqitur Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku për të raportuar mbi gjendjen e kriminalitetit në vend.

Deputetët e opozitës kishin kërkuar anulimin e mbledhjes me anë të një letre drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruci anulimin e mbledhjes për shkak se thonë që shkel rregulloren për nga mënyra si është thirrur.

Pasi kreu  komisionit Ulsi Manja tha “kemi ftuar Prokuroren e Përgjithshme”, deputetët e opozitës reaguan menjëherë duke thënë: “ështe e përkohshme”.

Deputeti demokrat Edi Paloka tha “ajo nuk përfaqëson një institucion kushtetues se është zgjedhur me 69 vota. As gjithë votat e mazhorancës nuk ka marre”, u shpreh ai teksa iu drejtua “me cfarë tagri e keni thirrur Markun?”.

Deputetët e PS-së sqaruan se Marku është thirrur për të raportuar dhe raportimet futen automatikisht në rendin e ditës.



1 Comment

  1. Kur lexon titullin se “opozita sulmon Markun” bëhesh kurioz të marësh vesh se çfarë paska hequr “i gjori” Mark nga këto sulme
    Por jo mor jo.
    Fjala nuk qenka për “sulme” por për disa të vërteta që i lexon përditë edhe tek Lapsi për bëmat e prokurores “së përkohëshme” Marku dhe pyetjet pa përgjigje që i ka drejtuar opozita asaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *