• |
ide | kryesore

(VIDEO) Tragjedia në Japoni, 179 të vdekur dhe qindra të zhdukur

Planet, Të fundit



Në Japoni është përkeqësuar situata ku numri i vdekjeve tashmë ka shkuar në 179 dhe ka akoma të zhdukur që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Më poshtë mund të shikojme pamjet që nuk kanë nevoje për komente të përmbytjeve pas shirave të rrëmbyeshme.

Kryeministri Shinzo Abe, tha se 73 mijë trupa dhe punonjës të emergjencave po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit. Situata detyroi kryeministrin Abe të anulojë udhëtimet e planifikuara në Belgjikë, Francë, Arabi Saudite dhe Egjipt gjatë kësaj jave, shkruan voa.

Zyrtarët thanë se më shumë se 26 centimetra shi ranë brenda tre orësh në prefekturën e Kochit.

Më shumë se 1.3 milionë njerëz janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre. Më shumë se 3.1 milionë të tjera janë vënë në alarm dhe janë paralajmëruar se mund të jenë të detyruar të evakuohen.

https://www.youtube.com/watch?v=l-17r-ysOEw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *