• |
ide | kryesore

Xherdan Shaqiri “joker” luksi te Liverpool?

Sport



Autor i një performance mbresëlënëse me Zvicrën gjatë “Rusi 2018”, Xherdan Shaqiri ka bërë të lakohet emri i tij për merkaton e kësaj vere. Destinacioni i mundshëm pritet të jetë Liverpool. Kjo është ajo që lajmërojnë mediat britanike, me “The Telegram” ndër të parat. Një transferim që nuk ka asgjë për t’u çuditur duke qenë se trajneri Jurgen Klopp po kërkon një “joker” ofensiv të cilësisë për t’i dhënë frymëmarrje treshes së famshme të sulmit të përbërë nga Salah, Mané dhe Firmino.

I zhgënjyer me Stoke City tashmë në Championship, ndërkombëtari  zviceran me origjinë shqiptare nuk do të ishte një opsion shumë i shtrenjtë. Në të vërtetë, lojtari i 26 vjeçar ka një klauzolë në kontratë e cila i jep mundësinë të zgjidhë para kohe marrëdhënien me “Poçarët”.

Sipas informacioneve të Liverpool Echo, kjo klauzolë do t’i jepte mundësinë Të Kuqve ta marrin lojtarin që numëron 74 performanca me Zvicrën për një shifër modeste prej 13 milionë paund, që janë pak a shumë 15 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *