• |
ide | kryesore

3.4 milion eurot e drogës/ Burg pa afat 4 të arrestuarve

Lajme, Të fundit



Katër personat e ndaluar për 3.4 milionë eurot e kapura pak ditë më parë në Portin e Durrësit do të vijojnë të mbeten në burg.

Gjykatës së Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarit: Klevi dhe Edi Likë, A. Mollayemrin dhe Agmin Çekën. Ndërkohë, janë regjistruar si persona nën hetim edhe kushërinjtë Vladi. Më herët, gjykata nxorri jashtë gazetarët dhe të afërmit e të arrestuarve, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Pak ditë më parë, Gjykata e Durrësit, ka shpallur moskompetencën për çështjen, duke vendosur dërgimin e akteve pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e rastit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *