• |
ide | kryesore

Cërrikasi vendosi rrogën për Belgjikën, por pas humbjes i dha fund jetës

Lajme, Të fundit



Një 44-vjeçar, baba i dy fëmijëve të vegjël i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga oxhaku i ish-uzinës së naftës në Cërrik. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë kur A.T. mori vendimin fatal. Ai punonte si roje në këtë objekt.

Burime nga policia thanë se ai e ka marrë këtë vendim në kushtet e depresionit. Të njëjtat burime thanë se 44-vjeçari tifoz me Belgjikën në këtë kampionat botëror në ndeshjen me Francën kishte hedhur në lloto rrogën e tij rreth 200 mijë lekë.

Për fatin e tij të keq Belgjika humbi. Kjo ishte hera e parë që linte këtë shumë parash në loto. Nē Cerrik ai njihej njeri i qetë dhe rrallë linte para në loto, por me shuma shumë të vogla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *