• |
ide | kryesore

Doping Rusia…? Fifa ka përgjigjen…

Rusi 2018, Sport



Dyshimet, skenarët apo teoritë më të komplikuara të konspiracionit kanë marrë përgjigjen e FIFA-s, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbylljen e Botërorit Rusi 2018. Ndër historitë, ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte Rusia organizatore, edhe për faktin se ishte surpriza e madhe e turneut dhe shfaqi një kondicion të jashtëzakonshëm fizik. Por teoritë për përdorim amoniaku, si stimulues para ndeshjes me Kroacinë, morën gjithashtu përgjigjen nga Fifa. Institucioni drejtues i futbollit ka lajmëruar se të gjithë testet anti-doping që janë kryer para dhe gjatë kompeticionit, më shumë se 2.000 të tillë, kanë rezultuar të gjithë negativë. “Ndërkohë që Kupa e Botës shkon drejt fundit, FIFA është sot në gjendje të njoftojë se deri tani të gjithë kontrollet antidoping që janë kryer para dhe gjatë kompeticionit kanë patur përfundim negativ”, shkruhet në komunikatën e qeverisë së futbollit botëror. Nga janari, 2.036 kontrolle janë kryer nga FIFA, nga autoriteti i antidopingut të vendeve të interesuara dhe konfederatave në “programin më të kompletuar që është krijuar ndonjëherë për Kupën e Botës”. Cdo futbollist i 32 skuadrave pjesëmarrëse i është nënshtruar testimeve para turneut, përvec atyre që janë kryer gjatë turneut, si përpara ndeshjeve, ashtu dhe në ditët e pushimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *