• |
ide | kryesore

Edhe Argjentina është në finalen e Botërorit

Rusi 2018, Sport



Kush tha se Argjentina nuk shkoi në finalen e Moskës në Botëorin 2018? Vërtetë Albiceleste u eleminuan me turp në 1/8 përballë Francës, duke i mohuar Messit shansin për të fituar një trofe të rëndësishëm me kombëtaren e tij, por në finale Argjentinën e con Nestor Pitana, i cili është caktuar gjyqtar i ndeshjes finale të Botërorit, mes Francës dhe Kroacisë.
FIFA ka lajmëruar sot që Pitana do të vendosë drejtësinë në këtë ndeshje, i ndihmuar nga asistentët Hernan Maidana dhe Juan Belatti, me holandezin Bjorn Kuipers që do të jetë arbitër i katërt.
43 vjeçari ka drejtuar katër ndeshje në këtë Botëror, përfshirë ndeshjen hapëse të Rusisë, në fitoren 5-0 ndaj Arabisë Saudite, ndeshjen Kroaci-Danimarkë në 1/8 e finales dhe Francë-Uruguai në çerekfinale, sfidë që përfundoi me rezultat 2-0.
Ndërkaq, të shtunën do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë e të katërt, mes Belgjikës dhe Anglisë, ku gjyqtar do të jetë iraniani Alireza Faghani që do të asistohet nga Reza Sokhandan dhe Mohammed Mansouri, me senegalezin Malang Diedhiou si arbitër i katërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *