• |
ide | kryesore

Fansat hedhin dyshime, Beyonce sërish shtatzanë

Paparazzi, Slider



Momentalisht Beyonce dhe Jay-Z janë në turneun e tyre të suksesshëm muzikor “On The Run II” falë të cilit dolën thashethemet se Beyonce është sërish shtatzënë.

Fansat e dyshes fillimisht vunë re se gjatë një performance, këngëtarja 37-vjeçare shfaqi shenja të një barku disi të fryrë. Edhe pse këto spekulime u mohuan nga përfaqësues të saj ka ende shumë njerëz të cilët dyshojnë.

Ditën e kaluar Beyonce, Jay-Z dhe Blue Ivy kanë shijuar një ditë pushimi si familje dhe janë fotografuar në Kanë duke hipur në një jaht.

Ylli i muzikës pop kishte veshur një fustan të kuq të gjerë e të gjatë deri në fund të këmbëve. Në fotot e publikuara nga “Daily Mail” Beyonce duket sikur është në javët e para të shtatzënisë në përpjekje për ta fshehur pas fustanit barkun e fryrë.

Çifti gjithmonë kanë dashur të kenë katër fëmijë pasi janë të fiksuar pas këtij numri që përkon me ditëlindjen e këngëtares, me publikimin e disa albumeve të Jay-Z në po të njejtën datë e deri tek tatuazhi i përbashkët me numrin katër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *